Lajme Zone
Arratisja e një personi nga ‘arresti i shtëpisë’, AMP arreston efektivin e Policisë në Dibër për shpërdorim detyre: Nuk kreu veprimet hetimore!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Arratisja e një personi nga ‘arresti i shtëpisë’, AMP arreston efektivin e Policisë në Dibër për shpërdorim detyre: Nuk kreu veprimet hetimore!

Efektivi i Policisë Megin Gani Ademi, 32-vjeç, është arrestuar nga AMP Dibër për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër ka arrestuar efektivin e Policisë Megin Gani Ademi, 32-vjeç, për ‘shpërdorim detyre’. Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se punonjësi i policisë dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë. LEXO edhe...I dyshuar për tjetërsim pronash, Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i AMP: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër dhe në prezencën e prokurorit të gatshëm, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Megin Gani Ademi, 32 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i policisë dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Agjensia e Mbikqyrjes Policore mbetet e angazhuar për të hetuar çdo paligjahmëri të kryer në rradhët e Policisë së Shtetit. R.Xh/ReportTv.al arrest shtepie Diber Kukes Megin Gani Ademi policia e shtetit AMP Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.5% Jo 33.8% Disi 4.7% Vota total: 3434 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?