Gjenden në hotelin në pronësi të një shtetasi, armë zjarri, municion, jelek antiplumb dhe 20 000 euro me burime të dyshimta. Policia e Krujës ka arrestuar 40-vjeçarin Adrian Gjebeshi me precedent të mëparshëm penal.
“Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në subjektin (hotel) në Krujë, në pronësi të shtetasit A. Gj., 40 vjeç, me precedent të mëparshëm penal.
Gjatë kontrolleve në këto ambiente u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), 1 krehër me 20 fishekë luftarakë, 1 jelek antiplumb dhe 20 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari të kundërligjshme”, njofton policia. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Hetimi vijon për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet arme zjarrikruje

