Lajme Zone
Argjentina vuan, por kualifikohet në gjysmëfinale. Zvicra largohet me nder
SportCNA

Argjentina vuan, por kualifikohet në gjysmëfinale. Zvicra largohet me nder

Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë. Kampioni në fuqi kaloi i pari në avantazh që në minutën e 10-të, kur Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas një asistimi nga Lionel Messi. Zvicra u shfaq më kërkuese në pjesën e dytë dhe arriti të barazonte shifrat në minutën e 67-të me anë të Dan

Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë.

Kampioni në fuqi kaloi i pari në avantazh që në minutën e 10-të, kur Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas një asistimi nga Lionel Messi.

Zvicra u shfaq më kërkuese në pjesën e dytë dhe arriti të barazonte shifrat në minutën e 67-të me anë të Dan Ndoye.

Vetëm pesë minuta më vonë, zviceranët mbetën me një lojtar më pak pasi Breel Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Zvicra rezistoi deri në përfundim të kohës së rregullt, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Në pjesën e dytë të shtesave, Julian Alvarez riktheu avantazhin e argjentinasve në minutën e 113-të me një goditje nga jashtë zone, ndërsa Lautaro Martinez vulosi rezultatin në minutën e 121-të pas një kundërsulmi.

Në raundin tjetër, Argjentina do të luajë kundër Anglisë për një vend në finale. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.