Lajme Zone
Argjentina, sërish viktimë e një “superzëvendësuesi”: Torres si Götze në 2014
SportJOQ Albania

Argjentina, sërish viktimë e një “superzëvendësuesi”: Torres si Götze në 2014

Ferran Torres është bërë pjesë e historisë së Kupës së Botës, duke përsëritur një arritje që deri tani mbante vetëm Mario Götze.

Ferran Torres është bërë pjesë e historisë së Kupës së Botës, duke përsëritur një arritje që deri tani mbante vetëm Mario Götze.

Sulmuesi spanjoll u bë lojtari i dytë në histori që shënon golin e fitores në një finale Botërori pasi hyn në fushë si zëvendësues. Një rastësi e jashtëzakonshme është se, ashtu si Götze në vitin 2014, edhe Torres e realizoi këtë moment ndaj Argjentinës.

Në finalen e Botërorit të vitit 2014 në Brazil, Mario Götze u aktivizua nga stoli dhe në minutën e 113-të shënoi golin që i dha Gjermanisë trofeun ndaj Argjentinës.

Dymbëdhjetë vite më pas, historia u përsërit. Trajneri Luis de la Fuente hodhi në fushë Ferran Torres, i cili në minutën e 106-të përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgoi në rrjetë, duke i siguruar Spanjës fitoren dhe titullin kampion bote.

Goli i Torres nuk i dha vetëm "La Roja"-s trofeun e dytë botëror në histori, por e futi edhe atë në një klub shumë ekskluziv, përkrah Mario Götzes. Dy zëvendësues, dy gola vendimtarë në finale, të dy kundër Argjentinës dhe të dy të gdhendur tashmë në historinë e Kampionatit Botëror.