Lajme Zone

Ardit Rada: Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin, narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

Shqipëria është në një fazë ku çdo hap drejt BE-së kalon nëpër filtrin e interesave të 27 shteteve. Çdo vend ka kërkesat e veta, rezervat e veta dhe momentin e vet politik..

Ardit Rada: Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin, narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

{ resize = resize.join(','); { if (newFontSize = 10) { + 'px'); } return false; }); });

} { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(1.2);

}); { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(0.8);

});

}); Pasi ka vjellë vrer në dyert e Brukselit e Strasburgut duke kërkuar bllokimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, opozita tani po përpiqet të na bindë se fati europian i vendit u përmbys nga votimi për një kërkesë të SPAK në Parlament dhe nga emri i një ish-ministreje. Një rrëfim i lehtë për t’u përtypur, por larg realitetit kur kemi parasysh çdo lobim të mundshëm të PD-së kundër integrimit. Madje duke u shfaqur si “një mik që ia do të mirën” BE-së aq sa e quan vendin e saj ‘narko-shtet’ e të tjera mallkime që i kanë shkuar në mend Sali Berishës me shokë. E vërteta është se procesi i integrimit në Bashkimi Europian nuk funksionon si një kronikë e zezë, ku një vendim parlamentar në Tiranë prodhon automatikisht alarm në Bruksel. Integrimi është politikë në formën e saj më të pastër: interesa shtetesh, kalkulime të brendshme, presione të jashtme dhe mbi të gjitha, lobim. Dhe pikërisht këtu fillon të shembet narrativa e servirur si “konkluzion përfudimtar” nga PD. Sepse nuk është hera e parë që vende si Gjermania apo Holanda shprehin rezerva për Shqipërinë. Nuk është hera e parë që Bullgaria apo Greqia përdorin çështjet e minoriteteve dhe pronave si instrument presioni. Këto janë kapituj të vjetër të kësaj historie, jo zhvillime të papritura që lindën nga një votim parlamentar për një ministre. Kush e njeh procesin, e di se “flamujt e kuq” në Bruksel janë shpesh sinjale politike, jo vendime të diktuara nga një episod i papritur. LEXO EDHE:‘Do të të rrjep si kec’, Etika përjashton me 20 ditë Nokën, 10 ditë për Hotin! Falen Balla dhe Vokshi viewportOffset = viewport - imgHeight; // distance = distance + 140; { // distance2 = distance2 + 140; }); Por ajo që lihet me qëllim jashtë kësaj tabloje është më thelbësorja: lobimi. Është fakt publik se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe rrjetet e saj në PPE kanë zhvilluar një aktivitet të vazhdueshëm për të kushtëzuar, në mos për të ngadalësuar, rrugën europiane të Shqipërisë. Në korridoret e Brukselit nuk flitet vetëm për reforma dhe standarde, por edhe për ndikime dhe interesa. Dhe kur këto interesa përplasen, çdo pretekst bëhet i vlefshëm: sot IPARD, nesër minoritetet, pasnesër klima e biznesit. Në këtë kontekst, emri i ish-ministres nuk është shkaku, por mjeti. Një simbol i zgjedhur për t’i dhënë fytyrë një procesi shumë më kompleks. Sepse është më e lehtë të thuash “një individ po mban peng vendin”, sesa të pranosh se integrimi varet nga një ekuacion i ndërlikuar politik ku Shqipëria është vetëm një pjesë e lojës. Dhe ku kontributi i opozitës do të ishte gjëja më normale, jo vizatimi i vendit si urë trafiqesh drejt BE. Edhe pretendimi se mazhoranca ka “mbrojtur” ish-zv.kryeministren nga drejtësia në fakt bën masë me faktet. Që prej ngritjes së SPAK, janë në shumicë zyrtarët e lidhur me qeverinë ata që kanë përfunduar nën hetim, arrest apo dënim. Një realitet që nuk përputhet me narrativën e një sistemi të kapur, por me një drejtësi që për herë të parë po godet edhe brenda vetë pushtetit. Nëse do të kishte një ndërhyrje brutale politike, kjo panoramë nuk do të ekzistonte. Nga ana tjetër, ideja se parlamenti shqiptar, me një votim, mund të ndryshojë kursin e vendimmarrjes në BE është një keqkuptim i madh ose një manipulim i qëllimshëm. Institucionet europiane nuk reagojnë me emocione ndaj episodeve të izoluara, por me matematikë. Dhe kur ka shqetësime reale për fondet apo për sundimin e ligjit, ato adresohen në mënyrë institucionale, jo përmes gojës së Sali Berishës apo ndonjë tjetri brenda radhëve të vetë PS që për hatërmbetje personale është gati të djegë jorganin me gjithë shtëpi. E vërteta është sa dramatike, aq edhe e qartë: Shqipëria është në një fazë ku çdo hap drejt BE-së kalon nëpër filtrin e interesave të 27 shteteve. Çdo vend ka kërkesat e veta, rezervat e veta dhe momentin e vet politik. Prandaj historia që përpiqet të shitet nuk është thjesht e gabuar, por e rrezikshme. Sepse zhvendos vëmendjen nga problemi real. Nga një proces i ndikuar nga politika dhe lobimi, drejt iluzionit se mjafton një emër për ta fajësuar dhe shpjeguar gjithçka. Dhe kjo është hileja më e vjetër nga armiqtë e vërtetë të Perëndimit në Shqipëri: T’i çosh njerëzit deri në budallepsje! Pastaj në atë nivel opozita është eksperte dhe mund të bëjë jo pak zullume. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: ardit rada BE integrimi ne be sali berisha PD Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Komente { { str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += '{'; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += 'if(emri.length >= 3 && komenti.length >=2){'; str += 'add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id);'; str += ''; str += '}else{'; str += '.find(".reply_emri").css("border","1px solid #f00");'; str += '.find(".reply_komenti").css("border","1px solid #f00");'; str += '}'; str += '});'; str += ''; .after(str);

}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }

}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }

}); { }); { }); }); , else { } setTimeout(function() { }, 5000); }

}); } Sondazhi i ditës:

4 Prill, 10:21

Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës? Po 13.5% Jo 78.7% Nuk kam mendim 7.8% Vota total: 2828 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21 Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës? Po Jo Nuk kam mendim ul li {

margin-bottom: 10px;

position: inherit; } Lajme të tjera Edison Ypi: Evi Kokalari Kryetare Edison Ypi 7 Prill, 12:51 Berisha ankohet për censurë, por dominon ekranin! AMA: PD mori 74.7% të kohës televizive në shkurt, kryedemokrati ia kalon edhe Ramës 7 Prill, 12:36 S’ka komision hetimor për rrugët e shembura dhe AKSHI-n, PS rrëzon kërkesat e opozitës! Debate për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit 7 Prill, 12:32 Pr.ligji/ ‘Investitorët strategjikë marrin portet pa procedurë konkurrimi’, Zhupa: Antiligjore, do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese 7 Prill, 11:18 Në 10 prill vihet plotësisht në zbatim sistemi i ri, si ndryshojnë rregullat për udhëtimin drejt vendeve të BE-së! Vulat në pasaportë dalin ‘jashtë loje’ 6 Prill, 22:58 Gara për kreun e PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH 6 Prill, 21:32 Ylli Pata: Pse u venit 'lëvizja qytetare' brenda opozitës? Ylli Pata 6 Prill, 21:22 PAMJET ME DRON/ Berisha braktiset edhe nga militantët në protestë, numërohen me gishtat e dorës para Kryeministrisë 6 Prill, 20:26 'E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit', avokati Islami në Report TV: Berisha është tradhëtar si Juda! 6 Prill, 18:44 'Nga 10 në 27 miliardë euro', qeveria: Ja si u rrit ekonomia shqiptare në një dekadë 6 Prill, 15:55 Zgjedhjet brenda në PD/ Kopliku: S’është e lehtë të mundësh liderin! Gazetari: Berisha ka çuar partinë në ngërç 6 Prill, 14:25 Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë! 6 Prill, 14:21 /* Apply other styles to .list-item as needed */