UEFA vijon t'u besojë arbitrave shqiptarë për ndeshje të rëndësishme në arenën evropiane. Një skuadër arbitrash nga Shqipëria është deleguar për të vendosur drejtësi në sfidën mes Jablonec dhe Varazdinit, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League. Takimi, që do të zhvillohet të enjten, më 30 korrik, në orën 18:00 në Çeki, do të drejtohet nga Florian Lata në rolin e gjyqtarit kryesor. Erind Burgu dhe Egin Doda do të jenë gjyqtarët anësorë, ndërsa Ermis Çelaj është caktuar si arbitri i katërt. Ky është një vlerësim për arbitrimin shqiptar, pasi UEFA vijon të përzgjedhë gjyqtarët kuqezi për ndeshje në kompeticionet evropiane. LEXO EDHE:Përralla e Mjällbyt, skuadra nga një fshat me 1,500 banorë siguron fazën e ligës në Evropë Faximile e faqes së UEFA-s S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Ermis Çelaj Egin Doda Erind Burgu Varazdin Jablonec Florian Lata uefa conference league Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 8314 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

