Lajme Zone
Arben Cara dha dorëheqjen, zbulohet drejtori i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Arben Cara dha dorëheqjen, zbulohet drejtori i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

Ervis Gjoshi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i komanduar i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH). Ai vjen në këtë detyrë pas dorëheqjes së paraqitur disa ditë më parë nga Arben Cara.

Ervis Gjoshi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i komanduar i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH). Ai vjen në këtë detyrë pas dorëheqjes së paraqitur disa ditë më parë nga Arben Cara. Drejtori i ri u prezantua zyrtarisht nga Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili vlerësoi përvojën e gjatë të Gjoshit në strukturat e Policisë së Shtetit. Përpara këtij emërimi, Ervis Gjoshi ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Komisariatin e Policisë në Dibër. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb