Lajme Zone
KulturëReport TV

Apoloni/ Zbulimet e reja arkeologjike tërheqin turistët, në 8 muaj mbi 92 mijë persona vizituan parkun arkeologjik


Zbulimet e reja arkeologjike kanë shtuar kuriozitetin për Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Gjatë 8 muajve te parë te vitit, regjistrohen mbi 92 mije vizitore. Sa i përket zbulimeve, veçojmë vilën e Athinas dhe termat romake.

92 mijë turistë kanë vizituar nga janari deri në gusht, Parkun Arkeologjik të Apolonisë, duke shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Harta e turisteve është zgjeruar nga çdo skaj i botës por kryesojnë europianët. LEXO edhe...Humbi jetën në aksidentin tragjik në Levan-Tepelenë, del foto e 55-vjeçarit Dashamir Beca “Po ta krahasojmë me vitin e kaluar kemi një rritje prej 5%", tha përgjegjësi i Muzeut, Admir Xhelaj. Apolonia është destinacion i çdo stine por vera, shënon fluksin më te lartë të turistëve. Brenda Manastirit gjendet muzeu arkeologjik, ku ka objekte te shumta të zbuluara gjate ekspeditave arkeologjike. "Ka turistë nga e gjithë bota, përveç Koresë së Veriut. Më të shumtët janë europianë", shtoi Xhelaj. Gjate kësaj periudhe edhe ekspeditat kanë qenë aktive me zbulime te reja. Prej një viti në kuadër të projektit shqiptaro- francez, për termat romake është gërmuar në një sipërfaqe prej 1000 metër katror, ndërkohë që projekti shqiptaro- gjerman do te vijoje gërmimet në tempullin e Shtyllasit. “Janë gjetur fragmente mermeri që visheshin muret, dyshemetë. Pra ka qenë një monument shumë luksoz për kohën. Fragmente kornizash, dekorimesh. Pra ka qenë shumë interesante dhe është gati 1000 metër katror monument. Kanë për ta zbuluar plotësisht këtë tempull, është një projekt në vijim”, tha mes të tjerash Xhelaj. Me vlerat historike qe mbart Apolonia mbetet një dëshmi e gjallë e trashëgimisë sonë kulturore dhe një magnet i fuqishëm për turizmin. R.Xh/ReportTv.al apolonia Fier arkeologji turiste Parku Arkeologjik i Apolonisë Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.4% Magjistratëve 13.8% Nuk e di 4.8% Vota total: 703 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?