Lajme Zone
Apliko edhe ti!/ "Dëmi im”, rubrika që rrezikon të mbingarkojë e-Albania!
PolitikëCNA

Apliko edhe ti!/ "Dëmi im”, rubrika që rrezikon të mbingarkojë e-Albania!

Qytetarët në Vlorë janë mbledhur sërish për të protestuar ...

Apliko edhe ti!

"Dëmi im”, rubrika që rrezikon të mbingarkojë e-Albania!

Qeveria hapi sot rubrikën “Dëmi im”, ku bizneset e dëmtuara gjatë protestave mund të regjistrojnë dëmet dhe të kërkojnë ndihmë. Nismë shumë e mirë!

Por, meqë rubrika quhet “Dëmi im”, lind një pyetje: A mund të aplikojnë edhe taksapaguesit?

Lista e tyre është pak më e gjatë:

1. Inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit

2. Dosja "5D"

3. Tuneli i Llogarasë

4. Tenderët e AKSHI-t

5. Unaza e Madhe në Tiranë

6. Rruga e Arbrit

7. PPP-të

8. Gjyqi Becchetti

9. Dëmshpërblimet nga vendimet e GJEDNJ

10. Koncesioni i Check-up

11. Koncesioni i sterilizimit

12. Koncesioni i laboratorëve

13. Hekurudha Tiranë - Durrës - Rinas

14. Porti i Durrësit

15. Koncerti i Kaney West

16. Kayo dhe Timak Defence

17. Smart city

18. Gjoba 120 ml euro e falur për Bankers Petrolium

19. Air Albania e falimentuar

20. Aeroporti i Vlorës (Bexheti si Beketi dhe vaj medet buxheti)

21. Tigri 1 dhe Tigri 3

22. Fondet IPARD

23. Arbitrazhet e tjera ndërkombëtare

24. Shpenzimet për konsulenca

25. Fondet e Propagandës

etj., etj.

Për bizneset e dëmtuara do të dalin dhjetë grupe të Tatimeve për të verifikuar faturat, për gjymtimin e buxhetit, (kontribut i taksapaguesve) ndoshta duhen dhjetë grupe të KLSH-së dhe 100 të SPAK-ut. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.