Lajme Zone
Apeli pezulloi vendimin për bojkotin, Dhoma e Avokatisë mbledh urgjentisht Komitetin Drejtues
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Apeli pezulloi vendimin për bojkotin, Dhoma e Avokatisë mbledh urgjentisht Komitetin Drejtues

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pezulloi vendimin për bojkotin e avokatëve duke u bazuar në kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, këtë të enjte në orën 13:00 Komiteti Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur një mbledhje urgjente.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pezulloi vendimin për bojkotin e avokatëve duke u bazuar në kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, këtë të enjte në orën 13:00 Komiteti Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur një mbledhje urgjente. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Prof. Dr. Maksim Haxhia, i shpjegoi në një komunikim telefonik gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, se pas vendimit të Apelit po shqyrtohen hapat e mëtejshëm ligjorë.

Sipas Haxhisë, një nga mundësitë që po shqyrtohet është që Dhoma t’i drejtohet Gjykatës së Apelit me një padi, përmes së cilës do të kërkohet shfuqizimi dhe pezullimi i rregullores së GJKKO-së, të datës 1 shtator 2026, e cila sipas tij cënon profesionin e avokatëve dhe të medias.

“Po shqyrtojmë çdo mundësi ligjore. Dhoma është një institucion që funksionon me struktura. Nuk jemi njoftuar ende për vendimin e zbardhur të gjykatës. Komiteti do të shqyrtojë situatën sot dhe do të dalë me sugjerime. Ndërsa nesër në orën 14:00 do të ketë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm”, tha Haxhia. Top Channel