Lajme Zone
Apeli i të rinjve: Ndal dhunës ndaj biznesit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Apeli i të rinjve: Ndal dhunës ndaj biznesit

Tensionet e para kanë nisur në protestën në kryeqytet pran...

Sot ka nisur dita e katërt e protestës së rinisë, e cila duket e qetë, një marshim paqësor, pa incidente deri në këto momente dhe pa sulme ndaj biznesit.

Studentët dhe gjimnazistët duhet të protestojnë, por nuk duhet të dëmtojnë bizneset.

Është ky një apel ndaj të rinjve që protestojnë pasi çdo dhunë që kanë bërë ndaj bizneseve është një kosto për ta, për familjet e tyre, për prindërit e tyre, është një kosto sepse ata nesër do të punojnë në këto biznese.

Goditja e biznesve është një dëm i madh që i bëhet vendit, sepse duke dhunuar biznesin privat, goditet ekonomia dhe Shqipëria nuk bëhet më e mirë dhe nuk është më e bukur në momentin që thyen dhe shkatërron bizneset private.

Të rinjtë duhet të protestojnë sa më denjësisht, nuk kanë pse të armiqësohen, të dhunojnë dhe të dëmtojnë biznesin privat.

Disa nga të rinjtë në protestë kanë bërë thirrje për të ndalur sulmet mbi bizneset.

Disa prej tyre kanë qenë në emisionet kryesore, në daljet e tyre televizive, në Klan, në "Top Channel", në portalet e ndryshme, në media online, në rrjetet sociale kanë kërkuar ndjesë për dhunën ndaj biznesit, kanë kërkuar ndjesë për dëmet që janë shkaktuar dhe kanë kërkuar që të gjithë të rinjtë, ata që protestojnë vërtet me kërkesën e tyre legjitime për dorëheqjen e kryeministrit, duhet të bëjnë thirrje të vazhdueshme në protestë që të mos preken bizneset, të mos dhunohen bizneset e të distancohen nga ata që sulmojnë këto biznese, të kujtdo qofshin ato, çfarëdolloj biznesi qoftë ai./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.