Lajme Zone
Apeli i GJKKO i dënoi për mashtrim me Call Center-at, 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Greta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Apeli i GJKKO i dënoi për mashtrim me Call Center-at, 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Greta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit

Me foshnjën vetëm 3 muajshe në krah, Greta Gjoci është dërguar këtë të mërkurë në burgun e Pojskës për të vuajtur një dënim me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që mashtronte italianët përmes Call Center-ave. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi thanë se nëna dhe foshnja 3-muajshe janë vendosur në seksionin e posaçëm të burgut ku

Me foshnjën vetëm 3 muajshe në krah, Greta Gjoci është dërguar këtë të mërkurë në burgun e Pojskës për të vuajtur një dënim me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që mashtronte italianët përmes Call Center-ave. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi thanë se nëna dhe foshnja 3-muajshe janë vendosur në seksionin e posaçëm të burgut ku ndodhet edhe çerdhja. Gjoci është një nga 6 gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos. 5 prej tyre i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, për shkak të fëmijëve të mitur dhe rrethanave familjare. Ndërkohë që 4 gra me fëmijë janë tanimë në burgun e Pojskës në Korçë. LEXO edhe...Pjesë e grupit të Laert Haxhiut/ Akuzohej se siguroi kushtet për të kryer vrasje, Kristi Bixheku lirohet nga qelia! Si iu ulën vitet e dënimit Mbrojtja e Greta Gjocit e ka depozituar kërkesën më 5 tetor, ditën kur Apeli la në fuqi dënimet me rreth 110 vite burg për 16 të pandehurit e grupit, përfshirë këtu edhe drejtuesin Bruno Çobo. Për kërkesën e depozituar në GJKKO, mbrojtja ka vënë në dijeni edhe SPAK-un dhe prokurorin e çështjes, Ened Nakuçi i cili ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit. Mbrojtja e Gjocit kërkon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit duke u mbështetur në nenin 476 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa seanca për shqyrtimin e kërkesës është caktuar nesër në 10:30. Ligji parashikon se, kur e dënuara është shtatzënë ose ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit derisa fëmija të mbushë një vjeç. Në kërkesën drejtuar GJKKO-së, mbrojtja argumenton se foshnja e Gjocit është vetëm 3 muajshe dhe ndodhet në fazën e ushqyerjes me gji, ndaj sipas avokatit Ndue Marku, izolimi i nënës në burg do të krijonte pasoja për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës. “Foshnja është në një moshë tejet delikate (3 muajsh) dhe ndodhet në fazën e ushqyerjes ekskluzive me gji nga nëna e tij (kërkuesja). Izolimi i menjëhershëm i nënës në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale do të cenonte në mënyrë të pariparueshme shëndetin, jetën dhe zhvillimin e fëmijës së mitur”, thuhet në kërkesë. Një tjetër argument i mbrojtjes është se Gjoci ka respektuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që ka qenë në fuqi ndaj saj dhe sipas avokatit deri më tani nuk ka shfaqur asnjë tendencë për t’iu shmangur drejtësisë. Për këtë arsye, mbrojtja pretendon se shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk do të krijonte rrezik që Gjoci të arratisej. “Kërkuesja ka respektuar me rigorozitet maksimal masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ dhe nuk ka shfaqur asnjë tendencë për t’iu shmangur drejtësisë. Ajo kërkon thjesht mbrojtjen që ligji i ofron foshnjës së porsalindur”, thuhet në kërkesë. Mbrojtja i kërkon urgjentisht GJKKO-së pezullimin e urdhrit të ekzekutimit të vendimit me burg ndaj Greta Gjocit, deri në momentin që gjykata të shqyrtojë kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit, siç e parashikon edhe Kodi i Procedurës Penale. Avokati ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Avokatit të Popullit për një inspektim urgjent në burgun e Pojskës për të verifikuar kushtet ku po mbahet nëna me foshnjën. Pas kërkesës, Mekanizmi për Parandalimin e Torturës është nisur këtë të mërkurë drejt burgut për të verifikuar situatën. Përpos Gjocit, në Gjykatën e Posaçme kanë mbërritur kërkesa edhe nga katër të dënuara të tjera të së njëjtës dosje: Elisa Çaçi, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, si dhe Rezarta Ibrahimi, Antoneta Malo dhe Silvana Veliu, secila e dënuar me nga 6 vite e 8 muaj burg. Grupi i drejtuar nga Bruno Çobo akuzohet se përmes një Call Center-i në Tiranë mashtronte kryesisht qytetarë italianë duke i bindur të investonin në bursa. Nga skema u përvetësuan rreth 4.7 milionë euro. Për 16 të pandehurit, Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet rreth 110 vite burg, ndërsa Bruno Çobo, drejtuesi i grupit, u dënua përfundimisht me 8 vite burg. Çfarë thotë neni 476 i Kodit të Procedurës Penale? Dënimet e Apelit të GJKKO për gratë që kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimitElisa Çaçi- 7 vite e 4 muaj burgRezarta Ibrahimi- 6 vite e 8 muaj burgGreta Gjoci- 6 vite e 8 muaj burgAntoneta Malo- 6 vite e 8 muaj burgSilvana Veliu- 6 vite e 8 muaj burg Kliko këtu për të lexuar kërkesën dorëzuar GJKKO Kliko këtu për të lexuar shkresën dërguar SPAK Kliko këtu për të lexuar kërkesën drejtuar Avokatit të Popullit Ora 16:55 Nëna me foshnjen 4-muajshe në burgun e Pojskës, Avokati i Popullit: Verifikuam kushtet, Gjoci nuk adresoi ankesa! Do të hetojmë mbi rastin Një grup pune i Institucionit të Avokatit të Popullit, ka nisur verifikimin e situatës së Greta Gjocit, nënës me foshnjen 4-muajshe që tashmë ndodhen në burgun e Pojskës.Pasi ka marrë dijeni për vendimin e gjykatës, grupi i punës ka kontaktuar drejtuesit e institucionit dhe 33-vjeçaren. Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, Gloria Carkaxhiu, tha se janë verifikuar kushtet ku qëndron nëna dhe foshnja, ndërsa sipas saj, ambienti i posaçëm i çerdhes në institucion plotëson nevojat e tyre.“Kushtet ishin të realizuara sipas nevojave. Sigurisht nuk është se është rast, le të themi, shumë i përsëritur apo i ngjashëm, pra nuk është një rutinë e përhershme, siç dihet edhe institucioni është një institucion relativisht i ri, pra kjo ndërtesë është një institucion i ri që deri diku i plotëson kushtet. Por vetë zonja nuk kishte ndonjë ankesë apo ndonjë kërkesë specifike për qëndrimin, pra nuk kishte ndonjë gjë për të na adresuar posaçërisht. Neve do të bëjmë hetimin tonë me të gjithë dokumentacionin që kemi mbledhur dhe me ambientet që kemi vizituar. Për më shumë do të dalim me vlerësimin tonë”, tha ajo.Carkaxhiu sqaroi se legjislacioni lejon që nënat e burgosura të qëndrojnë me fëmijët në gji dhe se fëmijët mund të akomodohen me nënën në institucion deri në moshën 3 vjeç.Sa i përket kërkesës për pezullimin e vendimit të gjykatës, Carkaxhiu tha se institucioni nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e gjykatave.Ndërkohë, në burgun e Posjkës ka të burgosura të tjera që kanë kërkuar pezullimin e dënimit për shkak të fëmijëve të tyre. Share SI.E./P.J/ReportTv.al burgu i pojskes Silvana Veliu Antoneta Malo Greta Gjoci Rezarta Ibrahimi Elisa Çaçi apeli i gjkko Call center bruno cobo Komento Komente ops: 07/10/2026 12:53 hakun pak e kane , mjer femija cfar nene do e rrisi me leke te vjedhur Përgjigju Gerdeci: 07/10/2026 12:37 Po parate e pervetesuara sii do i kthejne? Çfare thote vendimi i gjykatesve? Apo hiç. Përgjigju Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 4035 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?