Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Sipas informacionit të bërë publik, vendimi i Apelit është i kufizuar vetëm te proceset që zhvillohen në GJKKO dhe nuk përfshin gjykatat e tjera.
Avokatët kanë bojkotuar prej rreth dy muajsh seancat gjyqësore në shenjë proteste ndaj rregullores së re të GJKKO-së. Kundërshtitë lidhen, ndër të tjera, me ndalimin e përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

