Lajme Zone
EkonomiShqiptarja

Apartamentet tek Rana e Hedhun ‘kapin majat’, çmimi 2700 euro për metër katror! Tregun imobiliar po e ndikojnë të huajt dhe emigrantët


Në qytetin e Lezhës mund të gjesh nje apartament me 1000 eruo metri katror, ndërsa në zonat bregdetare çmimet janë më të larta. Kryeson zona tek Rana e Hedhun ku aktualisht në ndërtimet e reja shiten me 2700 euro për metër katror. Përpos shqiptarëve ka dhe shumë të huaj që blejnë prona për investim.

Lezha vijon të tërheqë interesin e blerësve dhe investitorëve në tregun e pasurive të paluajtshme. Në dy vitet e fundit, çmimet e apartamenteve janë rritur mesatarisht me rreth 10%, ndërsa në zonat bregdetare rritja ka qenë edhe më e ndjeshme. Shëngjini kryeson këtë tendencë, me një rritje që në disa zona si Rana e Hedhun arrin deri në 20%. Por kërkesa nuk është përqendruar vetëm te Shengjini. Bregdeti i Kunes dhe Tales gjithashtu shenojne rritje te cmimeve, tha Indrit Çuni, agjent imobiliar. LEXO EDHE:Atentati i parandaluar në Lezhë, Report Tv siguron foton e bashkëpunëtorit tjetër, Kristian Ymerit Kjo lëvizje lidhet me disa faktorë. Përmirësimi i cilësisë së ndërtimeve dhe investimet në infrastrukturë duke rritur vlerën e pronave, ndërsa turizmi ka sjellë një tjetër kategori blerësish, veçanërisht të huaj. Kryesisht janë gjermanë, ccekë dhe polakët më të intersuar për të blere prona në bregdet. Edhe zgjatja e sezonit turistik po ndikon në mënyrën se si shihet prona në bregdet. Apartamenti nuk konsiderohet më vetëm si një banesë për muajt e verës, por edhe si një mundësi për të gjeneruar të ardhura përmes qiradhënies. Çmimet e apartamenteve në qytetin e Lezhës variojnë nga 900 deri në 1000 euro për metër katror. Në Kune dhe Tale 1600 - 1700 euro per m2. Qendra e Shëngjinit shkon deri në 1800 euro/m2, ndërsa tek Rana e Hedhun deri në 2700 euro për metër katror. R.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: Lezhe tregu imobiliar rana e hedhun cmimet e apartamenteve Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.7% Jo 34.3% Nuk e di 6% Vota total: 5482 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?