Lajme Zone
Apartamente, ullishte, troje, miliona në banka dhe të ardhura nga qiratë, zbardhen pasuritë e anëtarëve të Kushtetueses
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Apartamente, ullishte, troje, miliona në banka dhe të ardhura nga qiratë, zbardhen pasuritë e anëtarëve të Kushtetueses

Një prej deklaratave më të detajuara është ajo e Holta Zaçajt, ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, e cila ka paraqitur deklaratën pas largimit nga detyra më 24 nëntor 2025. Zaçaj deklaron një apartament prej 133.4 m², truall me ndërtesë prej 495 m² dhe dy garazhe, të gjitha në bashkëpronësi. Ajo ka deklaruar gjithashtu pjesëmarrje prej 50% në shoqërinë EZ-RE, me vlerë 12.3 milionë lekë.

Anëtarët e Kushtetueses Nga aksionet në kompani private te pronat dhe llogaritë bankare me miliona lekë, deklaratat e pasurisë për vitin 2025 zbulojnë të ardhurat dhe investimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe familjarëve të tyre. Apartamente, troje, ullishte, garazhe, fonde investimi dhe të ardhura të konsiderueshme nga qiratë. Kjo është panorama që del nga deklaratat e pasurisë së nëntë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për vitin 2025, të dorëzuara pranë ILDKPKI-së.

Një prej deklaratave më të detajuara është ajo e Holta Zaçajt, ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, e cila ka paraqitur deklaratën pas largimit nga detyra më 24 nëntor 2025. Zaçaj deklaron një apartament prej 133.4 m², truall me ndërtesë prej 495 m² dhe dy garazhe, të gjitha në bashkëpronësi. Ajo ka deklaruar gjithashtu pjesëmarrje prej 50% në shoqërinë EZ-RE, me vlerë 12.3 milionë lekë.

Nga qiratë, Zaçaj deklaron 104,500 dollarë dhe 26 mijë euro, ndërsa nga shitja e pasurive të paluajtshme 50 mijë euro. Në deklaratën e saj figurojnë edhe detyrime të konsiderueshme bankare, disa prej të cilave pasqyrohen edhe nga bashkëshorti, Erjon Duraj. Djali, Mario Kotherja, ka deklaruar blerjen e një automjeti prej 57 mijë dollarësh dhe mbi 14 milionë lekë të ardhura nga paga.

Marjana Semini deklaron një ndërtesë prej 140 m², me shtim sipërfaqeje prej 90 m² dhe vlerë 25 mijë euro. Në dokument figurojnë edhe një ullishte prej 3,500 m², që nuk zotërohet më, si dhe një pasuri tjetër prej 52 mijë m², për të cilën pasqyrohet ndryshim sipërfaqeje. Semini deklaron një shtim prej 2.76 milionë lekësh në bankë, fonde investimi dhe 1.38 milionë lekë honorare, krahas pagave nga Gjykata Kushtetuese dhe angazhimeve në institucione arsimore. Bashkëshorti, Llazar Semini, ka deklaruar mbi 8.3 milionë lekë pagë nga Associated Press dhe 8,800 euro nga qiraja.

Të ardhurat nga qiratë spikasin edhe te Genti Ibrahimi, i cili deklaron 2.64 milionë lekë, si dhe 36 mijë euro në tre zëra të veçantë. Në deklaratën familjare figuron edhe pakësimi i një depozite bankare prej 50 mijë eurosh nga bashkëshortja.

Fiona Papajorgji deklaron shtimin e një llogarie bankare me 7.16 milionë lekë, me burim kursimet, si dhe një fond investimi me vlerë 1.98 milionë lekë. Ndërsa Sander Beci ka deklaruar një fond investimi prej rreth 5 milionë lekësh dhe pakësimin e një llogarie bankare me 2.24 milionë lekë.

Në deklaratën e Sonila Bejtjes figurojnë dy apartamente: njëri prej 68.8 m², i përfituar me dhurim, dhe tjetri prej 135.98 m², ku zotëron një të tretën e pronësisë. Ajo ka deklaruar edhe shtimin e një llogarie bankare me 6,741 euro.

Ilir Toska deklaron shtimin e kursimeve cash me 2.1 milionë lekë. Bashkëshortja e tij ka deklaruar të ardhura nga shtatë subjekte të ndryshme, përfshirë kompani dhe institucione të sektorit shëndetësor.

Ndërkohë, Asim Vokshi ka deklaruar pakësimin e një llogarie bankare me rreth 33 mijë euro dhe një detyrim financiar prej 230 mijë eurosh, nga të cilat 84 mijë euro janë shlyer. Marsida Xhaferllari ka deklaruar pakësime në disa llogari bankare, krahas të ardhurave nga paga, mësimdhënia dhe interesat financiare.

Deklaratat pasqyrojnë jo vetëm pagat e gjyqtarëve, por edhe të ardhurat nga qiratë, aktivitetet private të familjarëve, pasuritë e paluajtshme dhe investimet financiare. Shumat e deklaruara si shtime ose pakësime në banka përfaqësojnë lëvizje të gjendjeve gjatë periudhës përkatëse, ndërsa pasuritë dhe detyrimet e përbashkëta të bashkëshortëve mund të figurojnë në të dy deklarimet.

Deklarimi pasuror i anëtarëve të Kushtetueses 1. Asim Vokshi Ndryshimet e pasurisë

Pakësim i gjendjes cash me 1,500,000 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 951,574.49 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 32,947.57 euro.

Të ardhurat

Dieta nga Këshilli i Europës – 292.50 euro.Të ardhura të tjera – 456.47 euro.Të ardhura të tjera – 597.56 euro.Të ardhura të tjera – 3,825 euro.Interesa bankare dhe bono thesari – 268,939.79 lekë.Të ardhura të tjera – 150,450 lekë.Dieta nga Gjykata Kushtetuese – 160 euro.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 73,488 lekë.Dieta nga Gjykata e Lartë – 160 euro.Dieta nga Gjykata e Lartë – 560 dollarë.Pagë nga Gjykata e Lartë – 3,191,204 lekë.

Detyrimet financiare

Detyrim financiar prej 230,000 eurosh – 84,000 euro të shlyera dhe 146,000 euro të mbetura.Kredi bankare – 750,193.05 lekë të shlyera dhe 2,999,352.18 lekë të mbetura.

Pasuria e bashkëshortes

Pakësim i gjendjes cash me 6,000 euro.Pakësim i gjendjes cash me 1,500,000 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 380.74 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes

Të ardhura të tjera – 382,500 lekë.

Dieta nga Global Partners Governance Albania – 9,893 lekë.Pagë nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës – 2,019,889 lekë. 2. Marsida Xhaferllari Ndryshimet e pasurisë

Pakësim i llogarisë bankare me 39,385.88 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 13,872.87 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 49,927.74 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 1,712.05 euro.

Të ardhurat

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës – 279,290 lekë.Interesa bankare dhe bono thesari – 2,686.38 lekë.Interesa bankare dhe bono thesari – 160,461.16 lekë.Të ardhura nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi – 85,000 lekë.Dieta nga Këshilli i Europës – 292.50 euro.Dieta nga Gjykata Kushtetuese – 960 euro.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 1,442,956 lekë, zë që në deklaratë lidhet me periudhën 22 nëntor 2019 – 8 janar 2023.Pagë nga Gjykata Kushtetuese për vitin 2025 – 3,804,757 lekë. 3. Ilir Toska Ndryshimet e pasurisë

Shtim i gjendjes cash me 2,100,000 lekë, nga kursimet.Shtim i llogarisë bankare me 571.85 euro.Pakësim i llogarisë bankare me 136,171.47 lekë.Shtim i llogarisë bankare me 602,832.98 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 20,952.31 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 218.90 euro.

Të ardhurat

Të ardhura të tjera – 297,500 lekë.Dieta nga Gjykata Kushtetuese – 240 euro.Të ardhura të tjera – 177,422 lekë.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 3,748,321 lekë.Interesa bankare – 571.85 euro.Interesa bankare dhe bono thesari – 63,960.21 lekë.

Detyrimet financiare

Kredi bankare – 284,526.84 lekë të shlyera dhe 1,278,675.88 lekë të mbetura.

Pasuria e bashkëshortes

Shtim i llogarisë bankare me 163,963.27 lekë.Shtim i llogarisë bankare me 926,221.98 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes

Pagë nga ARS&ERI – 316,000 lekë.Pagë nga Aldent sh.p.k. – 211,118 lekë.Pagë nga Your Medical Clinic 2022 sh.p.k. – 375,200 lekë.Pagë nga Doctor Hospital sh.p.k. – 288,560 lekë.Pagë nga Qendra Diagnostike Moskat – 455,554 lekë.Pagë nga Labor Dr. Limbach Heidelberg Germany sh.p.k. – 2,400,000 lekë.Pagë nga Albiomed sh.p.k. – 1,769,844 lekë.

Detyrimet financiare të bashkëshortes

Kredi bankare – 284,526.84 lekë të shlyera dhe 1,278,675.88 lekë të mbetura.

Pasuria e vajzës

Llogari bankare me gjendje 70,006.11 lekë.Llogari bankare me gjendje 34,223.32 lekë.Depozitë bankare prej 588,799.11 lekësh.Mbyllje e depozitës bankare prej 588,799.11 lekësh.

Të ardhurat e vajzës

Pagë nga Raiffeisen Bank – 517,005 lekë.Pagë nga EP and Partners Consultancy sh.p.k. – 308,573 lekë.

Pasuria e djalit

Depozitë bankare prej 588,799.11 lekësh.

Mbyllje e depozitës bankare prej 588,799.11 lekësh. 4. Marjana Semini Pasuria dhe ndryshimet e pasurisë

Ullishte me sipërfaqe 3,500 m², në bashkëpronësi 50%, e deklaruar si pasuri që nuk zotërohet më.Pasuri e paluajtshme prej 52,000 m², me shtim sipërfaqeje prej 812 m².Ndërtesë me sipërfaqe 140 m², në bashkëpronësi 50%, me shtim prej 90 m² dhe vlerë 25,000 euro.Ullishte prej 3,500 m², e pasqyruar sërish si pasuri që nuk zotërohet më.Pasuri e paluajtshme prej 93 m², me pjesë takuese 33.333%, e deklaruar si pasuri që nuk zotërohet më.Pakësim i llogarisë bankare me 439,426.50 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 700,000 lekë.Shtim i llogarisë bankare me 605.44 euro.Pakësim i llogarisë bankare me 3,000 franga zvicerane.Shtim i llogarisë bankare me 6,044.33 euro.Pakësim i llogarisë bankare me 4,769.93 dollarë.Shtim i llogarisë bankare me 3,000 euro.Shtim i llogarisë bankare me 2,763,760.34 lekë.Fond pensioni me vlerë 120,747.51 lekë.Shtim në fond investimi me 96,163.05 lekë.Shtim në fond investimi me 125,256.63 lekë.

Të ardhurat

Interesa bankare – 39,854.71 lekë.Interesa bankare dhe bono thesari – 384.89 lekë.Dieta nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Europës dhe Shkolla e Magjistraturës – 2,069 euro.Honorare – 1,380,000 lekë.Të ardhura nga mësimdhënia – 612 euro.Të ardhura nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi – 340,000 lekë.Pagë nga Universiteti EPOKA – 456,212 lekë.Pagë nga Shkolla e Magjistraturës – 873,518 lekë.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 3,625,121 lekë.

Pasuria e bashkëshortit

Ndërtesë me sipërfaqe 140 m², në bashkëpronësi 50%, me shtim prej 90 m² dhe vlerë 25,000 euro.Shtim i llogarisë bankare me 3,595.78 euro, nga qiraja.Shtim i llogarisë bankare me 5,048,189.83 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 12,031.92 lekë.Fond pensioni me vlerë 201,449.50 lekë.Shtim në fond investimi me 31,571.53 lekë.Shtim në fond investimi me 22,382.37 lekë.Shtim në fond investimi me 1,340,317.47 lekë.Shtim në fond investimi me 134,053.12 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit

Dieta nga Associated Press – 106,040 lekë.Të ardhura nga qiraja – 8,800 euro.Pagë nga Associated Press – 8,391,570 lekë.

Pasuria e djalit

Pakësim i llogarisë bankare me 66.48 euro.Pakësim i llogarisë bankare me 595.49 euro.Shtim i llogarisë bankare me 4,200 euro.Të ardhurat e djalit

Të ardhura të tjera – 5,316 euro.Pagë nga Santen SA – 46,123.36 euro.

Detyrimet financiare të djalit

Kredi bankare – 12,204.07 euro të shlyera dhe 289,387.97 euro të mbetura.

Pasuria e vajzës

Llogari bankare me gjendje 3,874.67 euro, nga të ardhurat e prindërve.Pakësim i llogarisë bankare me 3,160.99 euro.Shtim i llogarisë bankare me 438 euro, nga të ardhurat e prindërve. 5. Fiona Papajorgji Ndryshimet e pasurisë

Shtim i llogarisë bankare me 7,167,000 lekë, nga kursimet.Shtim i llogarisë bankare me 150,000 lekë, nga paga.Pakësim i llogarisë bankare me 1,926.68 euro.Shtim i një tjetër llogarie bankare me 150,000 lekë, nga paga.Fond investimi me vlerë 1,980,000 lekë dhe kontribut të deklaruar 2,000,000 lekë.

Të ardhurat

Dieta nga Këshilli i Europës – 289.50 euro.Të ardhura të tjera – 1,486.62 euro.Honorare nga Shkolla e Magjistraturës – 76,118 lekë.Interesa bankare dhe bono thesari – 144,262 lekë.Dieta nga Gjykata Kushtetuese – 680 euro.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 1,627,639 lekë.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 3,748,321 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit

Shtim i llogarisë bankare me 956,860 lekë, nga paga.

Pagë nga Policia e Shtetit – 1,227,373 lekë. 6. Genti Ibrahimi Ndryshimet e pasurisë

Shtim i llogarisë bankare me 7,020 euro, nga dhurimi.Pakësim i llogarisë bankare me 500 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 2,475 euro.Pakësim i llogarisë bankare me 24,210 euro.Pakësim i llogarisë bankare me 203,879 lekë.

Të ardhurat

Të ardhura të tjera – 560 dollarë.Të ardhura të tjera – 720 euro.Të ardhura nga qiraja – 2,640,000 lekë.Të ardhura nga qiraja – 16,800 euro.Të ardhura nga qiraja – 14,400 euro.Të ardhura nga qiraja – 4,800 euro.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 3,748,321 lekë.

Detyrimet financiare

Overdraft prej 400,000 lekësh, i marrë më 5 dhjetor 2025, i pashlyer.Kredi bankare prej 2,500,000 lekësh, e marrë më 8 tetor 2025 – 100,000 lekë të shlyera dhe 2,400,000 lekë të mbetura.

Pasuria e bashkëshortes

Shtim i llogarisë bankare me 2,700,000 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 10,600 euro.Pakësim i depozitës bankare me 50,000 euro.

Pagë nga SASPAK – 1,493,388 lekë.

Pasuria e djalit

Shtim i llogarisë bankare me 10,060 euro.Pakësim i llogarisë bankare me 27,100 euro.Të ardhura nga qiraja – 1,364 euro.Të ardhura nga qiraja – 20,400 euro.Pagë nga Ernst & Young Nederland – 44,497 euro. 7. Sonila Bejtja Pasuria dhe ndryshimet e pasurisë

Apartament me sipërfaqe 68.80 m², në pronësi 100%, i përfituar me dhurim, me vlerë të deklaruar 1 lek.Apartament me sipërfaqe 135.98 m², me pjesë takuese 33.333%, i regjistruar me kontratë shitblerjeje më 18 prill 2025.Shtim i gjendjes cash me 50,000 lekë.Shtim i llogarisë bankare me 900 lekë.Shtim i llogarisë bankare me 1,376 lekë.Shtim i llogarisë bankare me 1,109 dollarë.Shtim i llogarisë bankare me 100,000 lekë, nga dhurimi.Shtim i një tjetër llogarie bankare me 100,000 lekë, nga dhurimi.Shtim i llogarisë bankare me 6,741 euro.Pakësim i llogarisë bankare me 14,695 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 9,405 lekë.

Të ardhurat

Dieta nga Gjykata Kushtetuese – 560 dollarë.Dieta nga Gjykata Kushtetuese – 840 euro.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 3,748,321 lekë.

Detyrimet financiare

Kartë krediti prej 5,000 eurosh, e hapur më 4 qershor 2025, me 5,000 euro detyrim të mbetur.Kartë krediti – 703 euro të shlyera gjatë vitit.Kredi konsumatore – 1,509,410 lekë të shlyera dhe 7,871,515 lekë të mbetura.

Pasuria e bashkëshortit

Apartament me sipërfaqe 68.80 m², më parë në bashkëpronësi 50%, i dhuruar gjatë vitit 2025.

Automjet i shitur për 3,000 euro, sipas kontratës së datës 23 dhjetor 2025.

Gjendje cash prej 3,000 eurosh, nga shitja e aseteve.

Pagë nga 3DS@AF Entertainment sh.p.k. – 2,640,000 lekë. 8. Sander Beci Ndryshimet e pasurisë

Shtim i gjendjes cash me 50,000 lekë, nga paga.Pakësim i llogarisë bankare me 2,247,803.66 lekë.Shtim i llogarisë bankare me 191.20 euro.Fond investimi me vlerë 5,010,401.78 lekë, me kontribut të investuar 4,999,000 lekë.

Të ardhurat

Dieta nga Këshilli i Europës – 289.50 euro.Dieta nga Gjykata Kushtetuese – 800 euro.Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin «Marin Barleti» – 120,273 lekë.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 480,594 lekë.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 3,748,321 lekë.

Detyrimet financiare

Kartë krediti – 1,732.89 euro të shlyera dhe 17.56 euro të mbetura. 9. Holta Zaçaj (Pas largimit nga detyra) Pasuria dhe ndryshimet e pasurisë

Apartament me sipërfaqe 133.40 m², në bashkëpronësi 50%.Truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 495 m², në bashkëpronësi 50%, e lënë si kolateral.Garazh me sipërfaqe 23.40 m², në bashkëpronësi 50%.Garazh me sipërfaqe 23.70 m², në bashkëpronësi 50%.Aksione në shoqërinë EZ-RE, me vlerë të deklaruar 12,300,000 lekë dhe pjesëmarrje 50%.Pakësim i gjendjes cash me 2,500 dollarë.Pakësim i llogarisë bankare me 1,037 dollarë.Shtim i llogarisë bankare me 1,444 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 6,898 euro.Pakësim i llogarisë bankare me 863 dollarë.Shtim i llogarisë bankare me 12,890 lekë.

Të ardhurat

Të ardhura nga qiraja – 26,000 euro.Të ardhura nga qiraja – 104,500 dollarë.Pagë nga Gjykata Kushtetuese – 4,005,650 lekë.Të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme – 50,000 euro.

Detyrimet financiare

Overdraft – 669,094 dollarë të pashlyer.Kredi bankare – 8,536 euro të shlyera dhe 70,900 euro të mbetura.Kredi bankare – 4,499,810 lekë të shlyera dhe 66,756,346 lekë të mbetura.Kredi bankare – 17,050 euro të shlyera dhe 192,600 euro të mbetura.Detyrim ndaj të tretëve – 8,000 euro të shlyera.Detyrim ndaj të tretëve – 39,000 euro të shlyera.Kredi bankare – 48,301 dollarë të shlyera dhe 614,962 dollarë të mbetura.

Pasuria e bashkëshortit

Garazh me sipërfaqe 23.40 m², në bashkëpronësi 50%.Apartament me sipërfaqe 133.40 m², në bashkëpronësi 50%.Garazh me sipërfaqe 23.70 m², në bashkëpronësi 50%.Truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 495 m², në bashkëpronësi 50%, e lënë si kolateral.Aksione në shoqërinë EZ-RE, me vlerë të deklaruar 12,300,000 lekë dhe pjesëmarrje 50%.Pakësim i gjendjes cash me 2,000 dollarë.Pakësim i llogarisë bankare me 6,898 euro.Pakësim i llogarisë bankare me 1,958 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 153,248 lekë.Pakësim i llogarisë bankare me 1,037 dollarë.Pakësim i llogarisë bankare me 2,262 dollarë.Pakësim i llogarisë bankare me 863 dollarë.Shtim i llogarisë bankare me 1,444 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit

Të ardhura nga aktiviteti – 120,157 dollarë.Pagë nga AlbChrom sh.p.k. – 41,398 euro.

Detyrimet financiare të bashkëshortit

Detyrim ndaj të tretëve – 8,000 euro të shlyera.Kartë krediti – 531 dollarë të shlyer dhe 1,250 dollarë të mbetur.Kredi bankare – 4,499,810 lekë të shlyera dhe 66,756,346 lekë të mbetura.Kredi bankare – 17,050 euro të shlyera dhe 192,600 euro të mbetura.Overdraft – 669,094 dollarë të pashlyer.Kredi bankare – 8,536 euro të shlyera dhe 70,900 euro të mbetura.Detyrim ndaj të tretëve – 39,000 euro të shlyera.Kredi bankare – 48,301 dollarë të shlyera dhe 614,962 dollarë të mbetura.

Pasuria e djalit

Automjet i blerë më 18 shtator 2025 – 57,000 dollarë.Pakësim i llogarisë bankare me 312 dollarë.Pakësim i llogarisë bankare me 343 dollarë.Shtim i llogarisë bankare me 1,040 euro, nga biznesi.Shtim i llogarisë bankare me 6,277 dollarë, nga paga.Shtim i llogarisë bankare me 13,565 lekë, nga paga.Shtim i llogarisë bankare me 5,359,511 lekë, nga paga.Pakësim i llogarisë bankare me 97,111 dollarë.

Të ardhurat e djalit

Pagë nga DEEL ALBANIA – 14,044,643 lekë.Të ardhura nga qiraja – 5,000 euro.Të ardhura si person fizik – 16,888 dollarë.

Detyrime Kredi bankare – 6,127 euro të shlyera dhe 71,610 euro të mbetura.

/Pamfletikushtetuesja pasuri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Fundjava me reshje shiu, meteorologia tregon si pritet të nisë java 10 Tetor 2026, 16:3716:37Aktualitet Reshjet e dendura përmbytin rrugët në Vlorë, bllokohen pusetat dhe vështirësohet qarkullimi 10 Tetor 2026, 14:5314:53Aktualitet Goditën me vezë makinën e Ramës, lirohen aktivistët Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj 10 Tetor 2026, 12:2112:21Aktualitet Ambasadori i SHBA vizitë të papritur në SPAK, takim me Klodian Brahon dhe kreun e BKH 10 Tetor 2026, 11:0611:06Aktualitet Goditja e SPAK ndaj Vlora Hysenit, Klodiana Lala: Dosja do të hetohet për një vit, në lojë është siguria kombëtare 10 Tetor 2026, 10:1010:10Aktualitet SPAK zbardhi vrasjen e Renis Dobrës, prek me fjalët motra e 23-vjeçarit: Ti ishe vëllai im i vetëm, ende pres të të përqafoj 10 Tetor 2026, 07:4507:45Aktualitet