Lajme Zone
Antonelli shkruan historinë e Formula 1! Piloti italian vendos rekord, kampion bote vetëm 20 vjeç: Moment që do mbetet përjetë!
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Antonelli shkruan historinë e Formula 1! Piloti italian vendos rekord, kampion bote vetëm 20 vjeç: Moment që do mbetet përjetë!

Ajo që në nisje të sezonit dukej si ëndërr tani është bërë realitet. 20-vjeçari Kimi Antonelli është kampioni i botës për pilotë në Formula 1.

Kimi Antonelli ka arritur të bëjë historinë. Piloti italian është sportisti më i ri që shpallet kampion bote në automobilizëm, duke thyen me rreth 3 vite rekordin e Max Verstappen. 20-vjeçarit i duheshin dy pikë për të mbyllur llogaritë në Çmimin e Madh të Meksikës, por në fund të garës ai ia doli të ngjitet në podium si vend i tretë. Max Verstappen fitoi garën që pati shumë peripeci, pasi në xhiron e 46 Valteri Bottas u aksidentua duke sjellë flamurin e kuq e për pasojë ndërprerjen e garës. E megjithatë në fund holandezi preu i pari vijën e finishit. Menjëherë pas tij Lewis Hamilton, i cili të shtunën rregjistroi kohën më të mirë në prova, duke siguruar ‘pole-position’ e parë pas 3 vitesh. Në fund pati festë vetëm për Antonelli-n dhe ajo ishte më se e merituar. Askush nuk e priste që italiani të shpallej kampion në fund të sezonit. Madje kur kanë mbetur ende edhe 4 gara për t’u zhvilluar. Piloti i Mercedes pas shpalljes kampion bote shpërtheu në lot, ndërsa tha se ‘ky moment do të jetojë përgjithmonë me të’. 20-vjeçari ia dedikoi këtë sukses të jashtëzakonshëm familjes së tij dhe skuderisë së Mercedes. LEXO EDHE:Niset i katërti në Meksikë, Antonelli shumë pranë historisë në Formula 1! Hamilton i jep fund thatësirës, ‘pole-position’ pas 3 viteve Fitimi i titullit nga Antonelli i dha fund pritjes 73-vjeçare të Italisë për një kampion bote në Formula 1. I fundit që e kishte arritur këtë ishte Alberto Ascari në vitin 1953. Tashmë në 4 garat e fundit mbetet për t’u parë se kush do të renditet i dyti. Max Verstappen sëbashku me pikët e Meksikës mban këtë pozicion me 261 pikë, 2 më shumë se Lewis Hamilton i vendit të tretë dhe 11 më shumë se George Rusell i vendit të katërt, i cili në Meksikë u rendit i gjashti. Ne.k. / Xh.K Ne.k. Shqiptarja.com TAG: formula 1 Kimi Antonelli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.1% Jo 41.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 645 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?