Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave të miratuar nga Kuvendi, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e saj. Sipas magjistratëve, paga referuese duhet të lidhet me pagën e një funksionari të lartë të administratës publike, e cila indeksohet periodikisht, dhe jo me pagën e Presidentit të Republikës. Formula e miratuar nga mazhoranca parashikon një rritje prej rreth 8 500 lekësh të pagës referuese. Megjithatë, gjyqtarët dhe prokurorët pretendojnë se, bazuar në vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, rritja duhet të jetë të paktën 80 mijë lekë. LEXO EDHE:Përplasje fizike në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, presidenti Nawrocki shtyn magjistraten: Ju nuk jeni gjyqtarë! (VIDEO) Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: pagat e drejtesise gjykata kushtetuese Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 42% Nuk e di 8% Vota total: 647 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

