Lajme Zone
Antonelli mbret edhe në Madrid, shkëputet në garën për pilot në Formula 1
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Antonelli mbret edhe në Madrid, shkëputet në garën për pilot në Formula 1

Antonelli s'di të ndalet, inauguron edhe Çmimin e Madh të Madridit. Lewis Hamilton është jashtë garës në xhiron e shtatë për shkak të një problemi me frenat. Me këtë fitore, Antonelli rrit epërsinë e tij ndaj Russell

Pas Monzës është Çmimi i Madh i Madridit. Kimi Antonelli fiton gjithashtu Çmimin e Madh të Spanjës dhe rrit epërsinë e tij në Kampionatin e Pilotëve të Formula 1. Piloti i Mercedes është fituesi i parë në pistën e re të Madridit, përpara Kampionit katër herë të Botës Max Verstappen (Red Bull) dhe Lando Norris (McLaren). Charles Leclerc është i katërti në Ferrari, dhe George Russell është i pesti në Mercedesin tjetër. LEXO edhe...Mesdheu po bëhet qendra e energjisë së gjelbër në Europë, 682 miliardë euro investime në projekte diellore dhe me erë Lewis Hamilton është jashtë garës në xhiron e shtatë për shkak të një problemi me frenat. Me këtë fitore, Antonelli rrit epërsinë e tij ndaj Russell (rivalit të tij më të ngushtë në garën për titull) në 81 pikë. Formula 1 tani do të kthehet pas dy javësh, me Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Xh.K/ReportTv.al Kimi Antonelli formula 1 spanje madrid Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6978 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?