Lajme Zone
Ankimuan formulën e re të miratuar në Kuvend, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të kërkesës së Magjistratëve për çështjen e pagave
PolitikëShqiptarja

Ankimuan formulën e re të miratuar në Kuvend, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të kërkesës së Magjistratëve për çështjen e pagave

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkuan në Kushtetuese pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të pagave të miratuar nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së magjistratëve për pagat. Pasi Parlamenti miratoi formulën e re për pagat e magjistratëve, të cilat u rritën në masën 2% të pagës së Presidentit, gjyqtarët e prokurorët vendosën që betejën për pagat e tyre ta vijojnë aty ku kishin paralajmëruar, në Gjykatë Kushtetuese. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkuan pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të pagave të miratuar nga Kuvendi. LEXO EDHE:Tjetërsimi i pronave në Durrës, Kushtetuesja s’i hap rrugë rigjykimit për ‘Rrumin e Shijakut’, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg Sipas tyre, paga referuese duhet të lidhet me atë të një funksionari të lartë të administratës publike, që indeksohet periodikisht, dhe jo me pagën e Presidentit. Ata kërkojnë një rritje të pagës rreth 9-fish më shumë, sesa rritja e miratuar sëfundmi në Kuvend. Me formulën e re, tashmë në Gjykatë Kushtetuese, mazhoranca rriti me rreth 8500 lekë pagën referencë të magjistratëve, të cilët thënë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur një rritje minimalisht 80.000 lekë më të lartë, që është 9 herë më e lartë. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: gjykata kushtetuese pagat e drejtesise magjistratet Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12525 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?