Lajme Zone
Ankimoi dënimin me 1 vit burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ankimoi dënimin me 1 vit burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit

Dënimi i Ervin Salianjit me 1 vit burg për dosjen “Babale” nuk u bë në cenim të Kushtetutës, thotë Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë për ish deputetin këtë të premte. Kushtetuesja ndalet në dy aspekte, te procesi ligjor dhe lirisë së shprehjes. LEXO edhe...Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën, reagon Salianji: Arsyetim absurd! Beteja sot merr drejtimin për në Strasburg, kërkoj drejtësi e jo

Dënimi i Ervin Salianjit me 1 vit burg për dosjen “Babale” nuk u bë në cenim të Kushtetutës, thotë Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë për ish deputetin këtë të premte. Kushtetuesja ndalet në dy aspekte, te procesi ligjor dhe lirisë së shprehjes. LEXO edhe...Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën, reagon Salianji: Arsyetim absurd! Beteja sot merr drejtimin për në Strasburg, kërkoj drejtësi e jo privilegje Procesi ligjor i ndjekur ndaj Salianjit thotë gjykata, ishte i rregullt, ndërsa sa i takon aspektit të lirisë së shprehjes Jushtetuesja pranon se vendimi i Apelit përbën ndërhyrje në lirinë e shprehjes, por sipas saj, kjo ndërhyrje është bërë për një qëllim legjitim dhe në proporcion të drejtë. Salianji u dënua me 1 vit burg në shtator të vitit 2024 duke u shpallur fajtor për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. Ai e çoi çështjen në Kushtetuese nga burgu i Fierit ku vuante dënimin dhe kërkoi shfuqizimin e vendimeve gjyqësore duke i cilësuar ato si të papajtueshme me Kushtetutën dhe me prapavijë politike. Salianji e përfi dënimin vitin e shkuar, por ai i kushtoi humbjen e mandatit të deputetit. Më 29 shtator, kur Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën, Salianji ‘paralajmëroi’ se vendimi për rrëzimin e saj ishte marrë. Ish-deputeti demokrat deklaroi gjithashtu se pas kësaj, do ta ndjekë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Ora 22:09 Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën, reagon Salianji: Arsyetim absurd! Beteja sot merr drejtimin për në Strasburg, kërkoj drejtësi e jo privilegje Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e tij për dënimin me 1 vit burg. Ish-deputeti shprehet se arsyetimi është absurd pasi pranon cenimin e një të drejte dhe e justifikon me proporcionalitetin e dënimit.Siç ishte shprehur edhe më parë, ai njofton se të drejtën do ta kërkojë në Gjykatën e Strasburgut, edhe pse asgjë nuk kthehet pas. Salianji është i vendosur që të kthehet në një zë për këdo që duhet të guxojë dhe të luftojë për interesin publik, pa u ndëshkuar.Reagimi i plotë:Gjykata Kushtetuese për 2 vjet me radhë e vonoi çështjen time. E paralajmërova se kjo do të ndodhte sepse duan të më mbajnë larg zgjedhjeve lokale dhe zvarritja e deritanishme po pengonte ndjekjen e rrugës ligjore deri në Gjykatën e Strasburgut. Sot, më në fund, dhanë vendimin, edhe pse me arsyetimin absurd se “liria e shprehjes është cenuar, por masa është proporcionale”.Një logjikë që pranon cenimin e një të drejte, por përpiqet ta justifikojë atë me proporcionalitetin e ndëshkimit!E kam thënë që në fillim: drejtësia nuk mund të jetë e pavarur vetëm në letër. Kur gjyqtarët u nënshtrohen presioneve, shantazheve apo ndikimeve të paligjshme, humb qytetari dhe fiton pushteti. Kështu ndodh kur gjyqtarët emerohen me cene, dikush spiun, dikush me video perverse e dikush tjetër me lidhje me grupet kriminale.Sot nuk mbyllet beteja ime. Sot ajo merr një drejtim tjetër: Gjykatën e Strasburgut.Askush nuk m’i kthen ditët e burgut. Askush nuk m’i kthen mandatet e humbura padrejtësisht. Por unë nuk do të heq dorë nga e drejta për të kërkuar drejtësi dhe barazi para ligjit.Sepse çështja ime nuk është vetëm personale. Është një betejë për këdo që guxon të flasë, të denoncojë dhe të luftojë për interesin publik, pa u kërcënuar nga pushteti dhe pa u ndëshkuar për fjalën e tij. Nuk kërkoj privilegje por drejtësi.Dhe këtë betejë nuk e bëj për veten time, por për parimin se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe askush nuk duhet të ndëshkohet pse lufton për të vërtetën. Share P.J/ReportTv.al dosja babale gjykata kushtetuese ervin salianji Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 3257 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?