Një anije indiane është goditur nga një raketë dhe është fsur pranë ujërave të Jemenit, njoftoi Ministria e Transportit Detar të Indisë përmes një postimi në platformën X. Sipas autoriteteve indiane, të 14 marinarët që ndodheshin në bord janë shpëtuar nga Roja Bregdetare e Jemenit dhe janë dërguar në portin e Mocha-s. Nga ekuipazhi, 13 prej tyre janë shtetas indianë.
India ka dënuar sulmin ndaj anijes, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj një mjeti të pambrojtur.
Ministri indian i Transportit Detar, Sarbananda Sonowal, deklaroi se siguria e qytetarëve indianë mbetet prioritet dhe se autoritetet kanë marrë masa për të garantuar mbrojtjen e marinarëve në zonë.
“India e dënon fuqimisht këtë sulm të paprovokuar ndaj anijes me vela të pambrojtur. Jam i kënaqur të njoftoj se të 14 marinarët janë shpëtuar shëndoshë e mirë nga Roja Bregdetare e Jemenit dhe janë transferuar në portin e Mocha-s”, tha Sonowal.
Ai shtoi se Drejtoria e Përgjithshme e Administratës Detare është udhëzuar të koordinohet me agjencitë përkatëse për të siguruar ndihmën e nevojshme për ekuipazhin e shpëtuar. Top Channel

