Lajme Zone
Angli/ Hakeroi disa kompani dhe publikoi para kohe pamje të një videoloje, 21-vjeçari shqiptar pranon akuzat në gjykatë
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Angli/ Hakeroi disa kompani dhe publikoi para kohe pamje të një videoloje, 21-vjeçari shqiptar pranon akuzat në gjykatë

Një haker është deklaruar fajtor për një sërë krimesh online, përfshirë përpjekjen për të zhvatur krijuesit e Grand Theft Auto 6, pasi vodhi dhjetëra klipe të papërfunduara të lojës.

Një haker është deklaruar fajtor për një sërë krimesh online, përfshirë përpjekjen për të zhvatur krijuesit e Grand Theft Auto 6, pasi vodhi dhjetëra klipe të papërfunduara të lojës. 21-vjeçari Arion Kurtaj, kreu sulmin kibernetik në vitin 2022 dhe fillimisht u dënua me një qëndrim të pacaktuar në një spital për shkak të autizmit. Por, në një veprim të pazakontë, ai më pas u konsiderua i aftë për t'u gjykuar. LEXO edhe...Përmbytjet dhe afrimi i dimrit thellojnë krizën humanitare, katër shtete i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e 150 mijë çadrave në Gaza Të hënën, Kurtaj u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës në Woolwich për hakimin e Rockstar Games dhe një numër të madh veprimesh të tjera që ai i kreu kur ishte 16 vjeç me bandën e hakerave Lapsus$, shkruan BBC. Kurtaj hyri në të drejtat e autorit të Rockstar Games në vitin 2022 ndërsa ishte në lirim me kusht për shumë vepra të tjera penale të hakerimit dhe nën mbrojtjen e policisë. Ai po strehohej në një hotel Travelodge në Bicester për tu mbrojtur nga hakerat rivalë që e kërcënuan se do ta sulmonin për sasitë e vjedhura të Bitcoin. Me kompjuterin e tij të konfiskuar, Kurtaj hakoi Rockstar duke përdorur një Amazon Fire Stick të lidhur në televizorin e dhomës së hotelit së bashku me një tastierë dhe maus Bluetooth. Ai vodhi të dhëna të brendshme të kompanisë, përfshirë 90 klipe që tregonin gati 60 minuta lojë nga loja e papërfunduar dhe shumë e pritur Grand Theft Auto 6. Pastaj ai hyri në sistemin e brendshëm të mesazheve Slack të kompanisë për të deklaruar: "Nëse Rockstar nuk më kontakton në Telegram brenda 24 orëve, unë do të filloj publikimin e kodit burimor." Kompania refuzoi të bashkëpunonte, kështu që ai i postoi klipet dhe kodin burimor në një forum nën emrin e përdoruesit TeaPotUberHacker. Rockstar Games tha se firmës i kushtoi 5 milionë dollarë (3.79 milionë paund) për t’u rikuperuar nga hakimi, plus mijëra orë pune nga stafi. Kompania tha gjithashtu se shkelja zbuloi për herë të parë se një nga personazhet e luajtshëm në lojë ishte një grua - një sekret që po e ruante me kujdes për qëllime marketingu. Sulmet e tij kibernetike ndaj kompanive vlerësohet se kanë shkaktuar dëme prej rreth 10 milionë paundësh. Duke përdorur të dhënat e vjedhura nga firmat, ai dhe anëtarë të tjerë të bandës shënjestruan investitorët e kriptomonedhave. Prokuroria argumentoi se banda vodhi të paktën 300,000 dollarë nga viktimat individuale. Kurtaj gjithashtu u deklarua fajtor për sulme fizike ndaj punëtorëve gjatë kohës që ishte në paraburgim, duke përfshirë incidente të shumta. Xh.K/ReportTv.al Arion Kurtaj Britania e Madhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62% Të gabuar 27.6% Nuk e di 10.4% Vota total: 4280 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?