FIER- Dy personazhe të njohur të botës së krimit, Denis Bajri i grupit të Shkodrës, dhe Aldo Gjini i Fushë-Krujës, së bashku me një të tretë, Jurgen Zoton, u përleshën me njëri-tjetrin, gjatë kohës që ishin në ajrim. Në sherrin mes tyre, motivi i të cilit ende nuk bëhet i ditur, raportohet se u përdor mjet prerës, brisk. Denis Bajri njohur edhe si Brajoviç, dhe Jurgen Zoto, morën dëmtime në trup Situata kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë së burgut, të cilat neutralizuar të përfshirët, ndërsa dy të lënduarit pasi morën ndihmë në spital u risollën në qeli. Për sherrin në ambientet e ajrimit, burgjet morën masa dhe futën në dhomë izolmi Aldo Gjinin, çka lë dyshime se ai mund të ketë qenë personi që ka lënë të lënduar dyshen e të dënuarve. Burime nga burgu i Fierit i thanë Report Tv se tre të përfshirët në dhunë njihen me njëri-tjetrin dhe kalonin kohë së bashku gjatë ajrimit. Pamjet e kamerave të sigurisë pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. LEXO EDHE:Vendi ‘merr frymë’! Shuhet edhe zjarri në Mallakastër, asnjë vatër aktive Denis Bajri akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022. Për llogari të Martinajt, Denis Bajri akuzohet se ka marrë pjesë në eliminimin e Gjin Ndojit në 2020-ën. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë SPAK e ka kaluar dosjen e tij për gjykim. Aldo Gjini është pjesë e grupit kriminal të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës, operacion i finalizuar në fillim të vitit në janar, mes të cilëve edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Grupi trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. Aldo Gjini në korrik 2021, u përfshirë në një plagosje në Tiranë. Më herët kërkohej nga Euripol për vrasje dhe trafik armësh. Ai dyshohet autor i një plagosje në nëntor 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016 u arrestua në Itali, për shpërndarje droge. Ndërkohë, i burgosuri tjetër pjesë e sherrit, Jurgen Zoto, ndodhet në burg për veprat penale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Jurgen Zoto Aldo Gjini Denis Bajri burgu i fierit Fier Komente Komento Aldo: 08/08/2026 12:54 Aldo bisha pse sja shkule syrin ktyre plerave
Te merrje medalje te kishte 1 milion bekime nenash
Kto legena qe vrasin shoket e perdhunojne grate e shokeve
Dhe hajne e pijne gjoja..
Here tjeter me gisht ske nevoje per brisk nxirrja gurmazin Përgjigju Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3305 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
