Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Analiza e BSH/ Leku forcohet, por çmimet e importeve mbeten të pandryshuara! Brenda 5 vitesh euro u zhvlerësua me 20%, dollari me 28%


Rënia e monedhave të huaja kundrejt lekut, duhet të ishte përkthyer në çmime më të ulëta nëpër tregjet të produkteve të importuara. Por kjo nuk ka ndodhur, edhe pse euro është zhvlerësuar me mbi 20% brenda 5 vite, e po kështu edhe dollari. Një analizë e bankës së Shqipërisë tregon se efektet e forcimit të lekut janë minimale sa i takon rënies së çmimeve.

Çmimet e produkteve ushqimore, të hidrokarbureve dhe mallrave të tjera të importuara duhet të ishin më të lira nëpër tregjet e vendit, si pasojë e zhvlerësimit të monedhave të huaja e kryesisht të euros e dollarit. Përtej tensioneve ushtarake apo gjeopolitike ndërkombëtare të këtij viti, të cilat ndikojnë në rritjen e çmimeve, konsumatorët shqiptarë duhet të kishin përfituar më shumë nga forcimi i monedhës kombëtare LEK. Një analizë e publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon se “dobësimi i lekut apo forcimi i euros, ‘ushqen’ gjithmonë rritje çmimesh, ndërsa forcimi i lekut apo zhvlerësimi i euros nuk sjell ulje të çmimeve”. Ky konkluzion është nxjerrë pas një analize të bërë duke marrë për bazë luhatjet në kursin e këmbimit përgjatë 2022-2024. LEXO EDHE:A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm? “Vlerësimet tona tregojnë se luhatjet e kursit të këmbimit ndikojnë në normën e inflacionit, por madhësia e transmetimit është e pabarabartë. Nënçmimi i kursit të këmbimit ushtron presione inflacioniste të ndjeshme, ndërsa mbiçmimi i kursit të këmbimit ka ndikim të papërfillshëm në inflacion”, thuhet në analizën e kryer. Nëse bëjmë krahasimin me vitin 2022 kur nisën efektet e para të rënies së valutave, euro është zhvlerësuar me 23.8 lekë, nga 117.4 lekë për një euro në korrik 2022 ka zbritur në 93.6 lekë gjatë këtyre ditëve. Por edhe pse rënia është e fortë, çmimet e mallrave të importuara nuk janë ulur me 20%. KËMBIMI I EUROS ME LEKUNKorrik 2022 1 €=117.4 lekëKorrik 2026 1 €=93.6 lekëZhvlerësimi -23.8 lekëE njëjtë është historia edhe me dollarin, i cili brenda këtij 5 vjeçari është zhvlerësuar me 28.5%, nga 115.2 lekë në korrik të 2022-shit në 82.4 lekë sot. KËMBIMI I DOLLARIT ME LEKUNKorrik 2022 1$=115.2 lekëKorrik 2026 1$= 82.4 lekëZhvlerësimi - 32.8 lekëPraktikisht importuesit harxhojnë më pak para për të blerë mallra jashtë. Nëse në 2022-shin për të blerë mallra me vlerë 100 mijë euro ata duhet të harxhonin 11.7 milionë lekë, sot po për të njëjtën vlerë shpenzimi ulet në rreth 9.3 milionë lekë. Për ekspertët dhe jo vetëm, ky paradoks që kur euros rritet shtrenjtohen çmimet por kur bie nuk lëvizin, ka si faktor kryesor problemet e tregut, përqendrimet që ekzistojnë në disa sektorë, si edhe informaliteti. Deri më tani forcimi i lekut ka sjellë efekte të ndryshme në ekonomi, pasi ka bërë më të lira importet, po ndikon pozitivisht në uljen e borxhit të qeverisë të marrë në valutorë por edhe të qytetarëve që kanë kredi në monedhë të huaj. Por nga ana tjetër eksportuesit që kanë fitimet në euro apo familjet që marrin remitanca, përballen me të ardhura më të ulëta kur i konvertojnë në lekë. Kursi i këmbimit është kthyer edhe në një çështje të debatueshme në vend pasi ndryshe nga sa gjykon opozita dhe një pjesë e ekspertëve që zhvlerësimi i euros ka ndodhur prej informalitetit, qeveria e konsideron si ‘sukses ekonomik’ pasi e lidh me flukset valutore që vijnë nga turistët, investimet e huaja apo remitancat. SI.E./Shqiptarja.com TAG: euro leku banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64% Jo 29.4% Nuk e di 6.6% Vota total: 8637 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?