Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi ditën e sotme takimin e parë zyrtar me kreun e SPAK, Klodian Braho. Sofia Moreira de Sousa është shprehu se në këtë takim rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas.
Ambasadorja shtoi se ‘arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE’.
“Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Në takimin tim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas.
Arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. Top Channel

