Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesin e SPAK, Klodian Braho dhe me kreun e BKH-së, Joni Keta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi nga takimi, Ambasada e SHBA-së njofton se në fokus të takimeve ishte diskutimi për rolin vendimtar të institucioneve të pavarura për luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm, që janë prioritete të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump. Në përfundim, Ambasada e SHBA-së thekson se partneriteti mes dy vendeve tona kontribuon për një të ardhme më të sigurt për të dy kombet. LEXO EDHE:SPAK dhe BKH aksion në Elbasan, arrestohet administratori i inceneratorit të Elbasanit Leli Kaja Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë: Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump. Ambasadori Eric Ëendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona. Ambasadori Eric Wendt dhe kreu i BKH, Joni Keta R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Eric Wendt klodian braho joni keta spak BKH donald trump Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.5% Jo 21.6% Nuk e di 6.9% Vota total: 2248 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
