Ambasadori amerikan Eric Wendt dhe Edi Rama Ambasadori amerikan Eric Wendt po zhvillon takimin e tij të parë me Edi Ramën në Kryeministri, pasi nisi misionin e tij diplomatik në Shqipëri. Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur në Kryeministri dhe po zhvillon një takim prezantimi me kryeministrin Edi Rama, vetëm pak ditë pas nisjes zyrtare të misionit të tij diplomatik në Tiranë.
Kryeministri Rama i ka uruar mirëseardhjen, teksa ka publikuar pamjet nga takimi në Kryeministri.
"Mirë se erdhe", shkruan Rama krah fotos së ndarë në rrjetet sociale. Takimi me kreun e qeverisë vjen pasi diplomati amerikan përfi procedurat zyrtare për marrjen e detyrës. Të shtunën, më 26 shtator, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Një ditë më parë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi nisjen zyrtare të detyrës së ambasadorit Eric Wendt, duke publikuar pamje nga ngritja e flamurit amerikan në rezidencën zyrtare. Ambasada e cilësoi ardhjen e Wendt si nisjen e një kapitulli të ri në Shqipëri, ndërsa theksoi se, nën Presidentin Donald Trump, aleancat janë më të forta kur vendet qëndrojnë së bashku, ndajnë përgjegjësitë dhe punojnë për një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për të dy kombet.
Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri që prej vitit 1991, kur Tirana dhe Uashingtoni rivendosën marrëdhëniet diplomatike pas dekadash ndërprerjeje.
Ai pason në këtë detyrë Yuri Kim. Pas përfundimit të mandatit të saj, përfaqësia diplomatike amerikane në Tiranë është drejtuar nga e ngarkuara me punë Nancy VanHorn.
Takimi i sotëm me Ramën është pjesë e kontakteve të para institucionale të Wendt pas marrjes së detyrës në Shqipëri dhe zhvillohet në një moment të rëndësishëm të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Uashingtonit.
Wendt u konfirmua në detyrën e ambasadorit më 8 gusht, pas miratimit të emërimit të tij nga Senati amerikan. Më pas, emërimi u formalizua me nënshkrimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. eric wendt takim kryeministri edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Von der Leyen sot në Tiranë, demokratët europianë: T’i kërkojë shpjegime Ramës për “Flamingo Revolution” 30 Shtator 2026, 09:5809:58Politike Ursula von der Leyen nis sot turin ballkanik nga Tirana, takim me Begajn dhe Ramën 30 Shtator 2026, 08:5308:53Politike Ervin Salianji tallet keq me deputetin e PD: Seriozitetin e ka sa një tru pule 30 Shtator 2026, 07:4607:46Politike Fundi i Europës së vetove? Brukseli hap betejën për një BE me mbi 30 shtete 29 Shtator 2026, 21:0021:00Politike Nga beteja për Shabanin te lufta me Kushtetuesen, PD përplaset me Gjykatën; akuza për manipulimin e fakteve 29 Shtator 2026, 20:1620:16Politike Kush e çoi Vlora Hysenin në krye të SHISH? PD hap frontin parlamentar ndaj Ramës 29 Shtator 2026, 19:5419:54Politike

