Ambasadori i ri i shteteve të Bashkuara Eric Wendt ka mbërritur në Shqipëri. Pas ndalesës së parë në rezidencën amerikane, Wendt do të pritet të shtunën nga Presidenti Bajram Begaj, ku në orën 11:00 do t’i dorëzojë kreut të shtetit letrat kredenciale e më tej do të zhvillojë një takim kokë më kokë me të. Më tej, në datën 2 tetor ai do të zhvillojë pritjen zyrtare ku të ftuar do të jenë politikanët e të gjithë krahëve. Wendt mori firmën e Trump disa kohë më parë e më 6 gusht edhe bekimin e senatit amerikan për të qenë përfaqësues i diplomacisë amerikane në vendin tonë. Me ardhjen e tij largohet edhe Nancy Vanhorn e cila ka qenë e ngarkuar me punë që prej qershorit të 2023, kur u largua ambasadorja Yuri Kim. LEXO EDHE:Ylli Pata: Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA Eric Wendt, një gjeneral-lejtnant amerikan në pension, me një profil kryesisht ushtarak dhe i sigurisë ka renditur si prioritet të misionit të tij në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës duke shprehur mbështetje për SPAK, bashkëpunimin në mbrojtje e siguri kibernetike; si dhe trajtimin e drejtë e transparent të investitorëve amerikanë në sektorë si energjia, infrastruktura, minierat dhe inteligjenca artificiale. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Bajram Begaj Eric Wendt Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
22 Shtator, 16:08
Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42% Disi 11.6% Vota total: 3936 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

