Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ambasadori amerikan Eric Wendt shpall 3 prioritetet në Tiranë: Forcim i mbrojtjes, bashkëpunim ekonomik dhe luftë krimit! Vlerësim për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit (VIDEO)


Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt prezantoi tri prioritetet e misionit në Tiranë. Ai njoftoi një proces vlerësimi për të përcaktuar hapat e ardhshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa mesazhin drejtuar shqiptarëve e mbylli në shqip: “Shkojmë së bashku”.

Gati një muaj e gjysmë pas nisjes së punës si ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale të ambasadës, Wendt thotë se nën drejtimin e tij ambasada do të nisë gjatë muajve të ardhshëm, një proces vlerësimi që sipas tij do të ndihmojë në formësimin e rrugës përpara të dy vendeve. “Gjatë muajve të ardhshëm, nën drejtimin tim si ambasador, Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të kryejë një vlerësim që do të na ndihmojë të përcaktojmë rrugën tonë përpara. Në kuadër të këtij vlerësimi, pres me kënaqësi të udhëtoj në vende të ndryshme të Shqipërisë”, thotë Ëendt. Për këtë proces, diplomati amerikan thotë se do të takohet me drejtues politikë të zgjedhur, zyrtarë të qeverisë, drejtues ushtarakë, përfaqësues të biznesit e drejtësisë, si edhe me qytetarë shqiptarë dhe amerikanë. LEXO EDHE:Lufta i humbi zgjedhjet, Trump: Nëse duhet, shkatërroj Iranin! Teherani i dërgon SHBA-së një propozim bërthamor, vendosin 7 kushte për negociatat Tri janë fushat kyçe që evidenton ambasadori, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, atë ekonomik dhe luftën kundër krimit ndërkombëtar. "E para është: Të bëhemi më të fortë. Ne forcohemi kur ndërtojmë kapacitete të mirëfillta mbrojtëse dhe kur secili prej nesh përmbush pjesën që i takon si aleat. E dyta është: Të bëhemi më të begatë. Do të gjejmë mënyra për të rritur tregtinë, investimet dhe mundësitë, duke sjellë përfitime të ndërsjella për amerikanët dhe shqiptarët. E treta është: Të bëhemi më të sigurt. Do të bashkëpunojmë për të luftuar krimin transnacional dhe për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta", thotë ai. Wendt falënderoi Presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për besimin. Ai kujtoi edhe shërbimin e mëparshëm ushtarak përkrah Forcave Speciale shqiptare dhe udhëtimet në Shqipëri, duke i cilësuar shqiptarët mikpritës, punëtorë dhe krenarë. “Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një histori të përbashkët të fuqishme, miqësi dhe respekt të thellë të ndërsjellë. Së bashku, mund të arrijmë rezultate konkrete”, tha Wend duke e mbyllur mesazhin në gjuhën shqipe me shprehjen “Shkojmë së bashku”. Mesazhi i plotë i ambasadorit amerikan Eric Wendt Mirë se ju gjej! Jam Eric Wendt, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë. Teksa nis detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, dëshiroj të falënderoj Presidentin Trump dhe Sekretarin Rubio për besimin e tyre. Gjithashtu, dua të falënderoj popullin shqiptar për përzemërsinë me të cilën i ka pritur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë shërbimit tim të mëparshëm ushtarak përkrah Forcave Speciale shqiptare, si edhe gjatë udhëtimeve të mia të mëparshme nëpër Shqipëri, ku kam takuar qytetarë të thjeshtë shqiptarë, e kam përjetuar personalisht se shqiptarët janë njerëz jashtëzakonisht mikpritës, punëtorë dhe krenarë. Gjatë muajve të ardhshëm, nën drejtimin tim si ambasador, Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të kryejë një vlerësim që do të na ndihmojë të përcaktojmë rrugën tonë përpara. Në kuadër të këtij vlerësimi, pres me kënaqësi të udhëtoj në vende të ndryshme të Shqipërisë. Siç është praktikë e zakonshme diplomatike, do të zhvilloj takime të shumta me drejtuesit e ndryshëm politikë që ju keni zgjedhur, si edhe me zyrtarë të qeverisë suaj, drejtues ushtarakë, përfaqësues të biznesit, drejtësisë dhe fushave të tjera. Gjithashtu, pres me kënaqësi të takohem me qytetarë të thjeshtë amerikanë dhe shqiptarë. Së bashku, do të diskutojmë si për mënyrat e deritanishme, ashtu edhe për mënyra të reja e krijuese, që të bashkëpunojmë me efektivitet në të ardhmen, duke u përqendruar në tri fusha kyçe me përfitim të ndërsjellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë. E para është të bëhemi më të fortë. Bëhemi më të fortë kur ndërtojmë kapacitete reale mbrojtëse dhe përmbushim pjesën e përgjegjësive që na takon si aleatë. E dyta është të bëhemi më të begatë. Do të gjejmë mënyra për të zgjeruar tregtinë, investimet dhe mundësitë, me përfitime të ndërsjella për amerikanët dhe shqiptarët. E treta është të bëhemi më të sigurt. Do të punojmë së bashku kundër krimit ndërkombëtar dhe për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta. Ndërsa kryejmë këtë proces vlerësimi gjatë muajve të ardhshëm dhe përcaktojmë rrugën përpara drejt një ardhmërie më të fortë, begatë dhe më të sigurt, pres gjithashtu me kënaqësi të mësoj më shumë për popullin shqiptar, për historinë tuaj krenare dhe të përjetoj edhe një herë mikpritjen tuaj legjendare. Ndihem vërtet i nderuar dhe i bekuar që kam mundësinë të shërbej në Shqipëri si ambasador i Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një histori të përbashkët të fuqishme, miqësi dhe respekt të thellë të ndërsjellë. Së bashku, mund të arrijmë rezultate konkrete. Ecim së bashku! Shkojmë së bashku. SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: SHBA Eric Wendt ambasada e shba Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.9% Veliajn 20.5% Asnjërin 26.6% Vota total: 847 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?