Ambasada e Kroacisë në Shqipëri, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje për Integrimin në Bashkimin Evropian” (EUIS) ka zhvilluar në qytetin e Beratit një tryezë diskutimi me të rinjtë e qytetit. Me temën “Shqipëria dhe Kroacia, të rinjtë ndërtojnë një të ardhme të përbashkët evropiane”, u diskutua rreth nevojave, mundësive dhe së ardhmes së rinisë shqiptare drejt asaj europiane. LEXO edhe...Peleshi pret ambasadoren e re të BE-së: Bashkëpunim për integrimin! De Sousa: Parlamenti i fortë, thelbësor për demokracinë dhe anëtarësimin (VIDEO) Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, theksoi se integrimi evropian duhet të përfshijë të rinjtë nga të gjitha qytetet e vendit. “E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet vetëm në Tiranë. Perspektiva e të rinjve nga Berati dhe nga çdo qytet e komunitet tjetër i vendit është po aq e rëndësishme. Ky dialog është një mundësi jo vetëm për ta afruar informacionin mbi integrimin evropian me të rinjtë, por edhe për t’ua përcjellë institucioneve idetë, pritshmëritë dhe shqetësimet e tyre në lidhje me rrugëtimin evropian të Shqipërisë”, tha ai. Takime të ngjashme do realizohen dhe në Kukës, Pogradec, etj. Xh.K/E.H/ReportTv.al Zlatko Kramarić integrimi ne be Berat Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6.2% Vota total: 5548 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
