Tiranë – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas konfirmimit të, Eric Wendt, në postin e ambasadorit të ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada amerikane e ka uruar Wendt për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për ta mirëpritur në Tiranë.
“Urime Gjenerallejtënantit Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!”, thuhet në reagim. Ambasada thekson se Wendt do të mbështesë në Shqipëri vizionin e Presidentit Donald Trump për sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.
“Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, përfn reagimi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet

