Lajme Zone
Alizoti: Si mund të hapet konsullatë serbe në Shkodër, kur ende nuk ka kërkimfalje për gjenocidin ndaj shqiptarëve?
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Alizoti: Si mund të hapet konsullatë serbe në Shkodër, kur ende nuk ka kërkimfalje për gjenocidin ndaj shqiptarëve?

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër lidhur me diskutimet për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke e lidhur këtë çështje me deklaratat e fundit të një ministreje serbe dhe me të kaluarën e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër lidhur me diskutimet për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke e lidhur këtë çështje me deklaratat e fundit të një ministreje serbe dhe me të kaluarën e marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas Alizotit, vetëm pak ditë më parë një ministre serbe deklaroi se duhej të ishte kryer spastrimi etnik i shqiptarëve në Kosovë, deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.

“Disa ditë më parë, një politikane e lartë serbe tha se duhej të ishte bërë spastrimi etnik i të gjithë shqiptarëve. Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve dhe ende nuk ka kërkuar falje. Sot, ndërkohë, diskutohet për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe kjo barazohet me Medvegjën, Preshevën e Bujanocin. Kjo është një çështje kombëtare dhe është e drejtë që ka sjellë reagime,” u shpreh Alizoti. Ai ngriti gjithashtu kritika ndaj qeverisë shqiptare, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po trajtohet kjo çështje në raport me interesin kombëtar.

“Sa do të vazhdojë Edi Rama të përfaqësojë Shqipërinë duke e dëmtuar Shqipërinë?” deklaroi Alizoti. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur në media është raportuar se Shqipëria dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e një zyre konsullore serbe në Shkodër dhe një zyre konsullore shqiptare në Bujanoc, megjithëse nuk janë bërë ende publike detajet dhe afatet e zbatimit të kësaj nisme.

“Para pak ditësh politikanja e lartë serbe tha se duhet të ishte bërë spastrimi etnik I të ghithë shqipatrëvë, e mos harroni se spastrimi ëhstë më i madhi që nga lufta e dytë botërore.

Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqipatrëve dhe nuk ka kërkuar falje, dhe ministrja thotë se duhej të ishte bërë më shumë,

Këto ditë diskutohet për një konsullatë serbe në Shkodër dhe e barazojnë me Mdvegjën, Preshevën dhe Bujanovcin. E kuptoni sa e rëndë është kjo gjë sa kanë reaguar edhe njerëz të tij dhe mirë kanë bërë sepse është ccështje kombëtare, S ado të vzhdojë Rama të përfaqësojë Shqipërinë duke dëmtuar Shqipërinë”? tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb