Lajme Zone
Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri, AKU reagon pas shqetësimeve të ngritura nga Top Channel
Të tjeraTop Channel

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri, AKU reagon pas shqetësimeve të ngritura nga Top Channel

Me anë të një deklarate për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga Top Channel për praninë e aflatoksinës në qumësht.

Me anë të një deklarate për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga Top Channel për praninë e aflatoksinës në qumësht. Sipas AKU-së, gjatë periudhës 1 janar-31 tetor 2026, në Pikat e Inspektimit Kufitar janë marrë 28 mostra të ushqimit për kafshë për analizimin e aflatoksinës B1.

Nga këto mostra, 26 kanë rezultuar konform, ndërsa 2 mostra misri me origjinë nga Greqia kanë rezultuar jashtë normave të lejuara. Më pas, ky produkt është asgjësuar.

Gjithashtu, AKU lajmëron se ka hartuar një plan masash tremujor për forcimin e kontrolleve ndaj misrit të importuar. Në kuadër të këtij plani janë marrë 16 mostra të tjera, të cilat janë dërguar pranë laboratorit të referencës ISUV për t’u analizuar për praninë e mykotoksinës së rrezikshme. Deri në momentin e daljes së rezultateve, misri do të qëndrojë i bllokuar në magazinat e subjektit.

Problematikat për cilësinë e drithërave më parë gjithashtu u hetuan edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2020-2025, i cili konstatoi problematika të ndryshme që nisnin me kushtet e magazinimit e deri tek mungesa e infrastrukturës laboratorike për të analizuar tipare të ndryshme mbi cilësinë e grurit dhe misrit. Top Channel