Lajme Zone
Alarmi për bombë/ Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale! S’ka asnjë të përbashkët me lirinë e vërtetë
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Alarmi për bombë/ Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale! S’ka asnjë të përbashkët me lirinë e vërtetë

Zv kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me alarminnfals mëngjesin e sotëm për bombë në një shkollë në kryeqytet. Koçiu theksoi se nuk është një shaka e hidhur, as test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale. Koçiu shtoi se kjo lloj çmendurie shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, por nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.

Zv kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me alarminnfals mëngjesin e sotëm për bombë në një shkollë në kryeqytet. Koçiu theksoi se nuk është një shaka e hidhur, as test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.

Koçiu shtoi se kjo lloj çmendurie shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, por nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.

“Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.

Kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.” Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet