Lajme Zone

Alarmi me paraburgimet/ Shella: Klasifikohemi si vend i botës së tretë, shtet mesjetar dhe gogol! Karanxha: Qelitë janë mbushur me fukarenj! Petraj: Sistemi është masakruar

Për avokati Leonard Karaj, vendimi i Gjykatës së Lartë për të riparë praktikën e paraburgimeve, ishte një ‘qokë’ politikë në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe disa vartësve të tij. Ndërsa për ish-prokurorin Karanxha, avokatin Petraj dhe Gert Shellën, numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri është jashtë çdo standardi të BE-së.

{ resize = resize.join(','); { if (newFontSize = 10) { + 'px'); } return false; }); });

} { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(1.2);

}); { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(0.8);

});

}); Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën sot të thirrura nga kryetari Sokol Sadushi për të riparë vendimin unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj. Mbledhja e gjyqtarëve vjen në një moment kur prej muajsh po zhvillohet një debat për numrin e lartë të paraburgimeve në vend dhe një politike penale që shumë e shohin si represive, duke mos aplikuar vendime alternative ndaj mbajtjes të të pandehurve në qeli. Lidhur me këtë zhvillim, avokati Edmond Petraj është shprehur në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv se sistemi gjyqësor është i ‘masakruar’. Petraj tha se pavarësisht vendimit që do të merrnin Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ai kishte bindjen se situata me paraburgimet nuk do të ndryshonte. Kjo pasi sipas tij, Gjykata nuk ka marrë për bazë shumë vendime të Kolegjeve të Bashkuara. LEXO EDHE:Spahiu: Në Shqipëri arrestohen hajdutët e xhepave, jo xhepistët e taksave të shtetit! Berisha i pandehur, s’mund të sulmojë Gjykatën e Lartë viewportOffset = viewport - imgHeight; // distance = distance + 140; { // distance2 = distance2 + 140; }); “Kanë qenë këta ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë që e kanë masakruar sistemin. Ky vendim, si të ishte, si të mos ishte, ky nuk është se do ndryshojë diçka. Sepse ka edhe vendime të tjera të Kolegjeve të Bashkuara, që Gjykata nuk i merr për bazë. Por ky vendim ndoshta do nisë të ngrejë pak përgjegjësinë që do të kenë prokurorët dhe gjyqtarët, për atë dosje apo masë sigurie që do i vejë përballë në tavolinë”, tha Petraj. Nga ana tjetër, teksa e cilësoi vendimin e Gjykatës së Lartë për të riparë praktikat e paraburgimeve si pozitiv, drejtuesi i INFOÇIP, Gert Shella, tha se Shqipëria me numrin e lartë të të paraburgosurve, mund të klasifikohet si një vend i botës së tretë. “Raporti duhet të jetë në 15% deri në 20% numri i të paraburgosurve, në raport me të gjithë personat në qeli. Shqipëria me standardin e vet, që në popullatën në burgje ka më shumë persona që prezumohen të pafajshëm, sipas standardit të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, është një vend që nuk kualifikohet as si vend i botës së tretë. Është një vend mesjetar, një gogol, një mostër e parametrave të drejtësisë dhe kritereve të të drejtave të njeriut, që ne jemi të detyruar që ta vëzhgojmë, ta komentojmë dhe ta pështirosim përditë. Gjykata e Lartë e Sadushit vendosi të godasë Gjykatën e Lartë të Zaganjorit. Dhe ky është një lajm i mirë. Unë mendoj që kosto e vërtetë, përllogaritet nga 18-20 mijë euro në vit për një të burgosur. Por këtu nuk përllogariten kostot e shkatërrimit të familjes, që banka mund të marrë shtëpinë, etj. Pra kostot janë minimalisht 3 fish më shumë. Gjykata e Lartë ka marrë veten e saj”, tha Shella. Për avokati Leonard Karaj, vendimi i Gjykatës së Lartë për të riparë praktikën e paraburgimeve, ishte një ‘qokë’ politikë në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe disa vartësve të tij. Karaj pavarësisht se pranoi se në Shqipëri ka një numër të lartë të paraburgosurish, theksoi se vendimi Kolegjeve të Bashkuara nuk do i shërbente qytetarëve të thjeshtë, por politikanëve. “Jam totalisht kundër kësaj ideje të Gjykatës së Lartë. Sadushi është duke i bërë qokën Edi Ramës. Pra këtu çdo gjë është politike. S’kemi ndryshuar shumë nga drejtësia e Aranit Çelës. Sepse kemi një gjykatë që është bërë notere e prokurorëve. Kur gjykatësve u’a ankimojnë vendimet prokurorët, ata vihen në siklet të paparë. Ne nuk çalojmë te ligji. E gjithë kjo bëhet për 3-4 emra. Nuk bëhet për ata 2500 vetë që janë në paraburgim", tha avokati Karaj. Ndërsa për ish-prokurorin Ervin Karanxha, masa e ndërmarrë nga Gjykata e Lartë për rishikimin e praktikave të paraburgimeve ishte diçka pozitive që do u vinte në ndihmë qytetarëve. Sipas Karanxhës, qelitë e paraburgimeve janë të mbushur me njerëz fukarenj që po shkatërrojnë familjet e tyre me qëndrimin atje. “Duhen edhe ndryshime legjislative. Sepse kjo është dështim i Reformës në Drejtësi. Sepse u bë qëllimisht që të bëheshin gjyqet sa më shpejtë, paraburgimet të jenë të shkurtra. Pra doli mashtrim. Mendimi im personal është se vendimi është pozitiv. Unë e shoh nga ana e popullit, që të vendosen kritere strikte. Burgjet janë mbushur me fukarenj, me të mbaruar. Se ai që është i mençur, nuk kapet. Kapen ata që rrahin gruan, vjen gruaja dhe thotë ‘ore ngela pa bukë në shtëpi’ dhe ata i thonë ‘rri në burg’, të shkatërrohet familja. Gjykata nuk i merr parasysh rrethanat lehtësuese”, tha ish-prokurori Karanxha. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: avokate edmond petraj Ervin Karanxha frontline paraburgim gjykata e larte arrestim Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Komente { { str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += '{'; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += 'if(emri.length >= 3 && komenti.length >=2){'; str += 'add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id);'; str += ''; str += '}else{'; str += '.find(".reply_emri").css("border","1px solid #f00");'; str += '.find(".reply_komenti").css("border","1px solid #f00");'; str += '}'; str += '});'; str += ''; .after(str);

}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }

}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }

}); { }); { }); }); , else { } setTimeout(function() { }, 5000); }

}); } Sondazhi i ditës:

8 Prill, 10:55

Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë? Po 33.6% Jo 58.2% Nuk e di 8.2% Vota total: 1638 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55 Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë? Po Jo Nuk e di ul li {

margin-bottom: 10px;

position: inherit; } Lajme të tjera Juristi Sefa: Në Shqipëri kemi më shumë të paraburgosur se persona që vuajnë dënime! E papranueshme për një vend që synon anëtarësimin në BE 9 Prill, 21:20 Ekskluzive/ Çerek shekulli arrati! Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vranë për të marrë hakun e babait të tij Sokol Dema 9 Prill, 17:12 Rishikimi i praktikës së paraburgimit, Analisti Meçe: Burgu po përdoret pa kriter, Europa kërkon standarde! Avokati Duraj: Ndryshimet kanë prapavijë politike 9 Prill, 14:55 Operacioni për përdorim droge, pranga 11 të famshmëve të Turqisë! Publikohen emrat 9 Prill, 13:53 Belinda Balluku rrëzohet në Gjykatën e Lartë, në fuqi ndalimi i daljes jashtë shtetit! Elezi mbetet në arrest shtëpie 9 Prill, 10:03 Alarmi me paraburgimet/ Gjykata e Lartë nis rishikimin e praktikës së arrestit, Kolegjet e Bashkuara 4 orë mbledhje Keti Banushi 9 Prill, 09:40 Armëpushimi SHBA-Iran në rrezik, Arapi: Izraeli po shkel marrëveshjen për të thënë që s’pyesim për Uashingtonin 8 Prill, 20:36 Tentoi të rrëmbente 39-vjeçaren që përndiqte prej një viti e gjysmë, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan (EMRI+VIDEO) 8 Prill, 11:34 Tjetërsimi i 234 mijë m katrorë tokë te Rana e Hedhun, Gjykata e Lartë kthen dosjen për gjykim në Apel! Ish-kryetari i Bashkisë Lezhë ende në kërkim nga GJKKO Elvis Hila 8 Prill, 11:05 ‘Dosja 4171’/ Ish-drejtuesi i Policisë, Mit'hat Havari zbardh detaje nga libri i tij: Bashkëpunëtori i Sigurimit më kishte spiunuar për agjitacion e propagandë 7 Prill, 20:33 Pasuritë e Malltezit dhe Argita Berishës mbeten në sekuestro, Gjykata e Lartë dhe GJKKO u rrëzon kërkesat 7 Prill, 15:00 Përveç shkeljes së të drejtave të njeriut, të paraburgosurit i kushtojnë shtetit 48 mln euro në vit! Gati sa ndihma ekonomike për 50 mijë familje të varfra 6 Prill, 15:49 /* Apply other styles to .list-item as needed */