Akciza e karburanteve, “taksa e artë” që mbush buxhetin! Në 6 vite u arkëtuan 2.6 miliardë €. Në 1 litër naftë paguajmë 69 lekë taksa (+20% TVSH sipas çmimit)
Në çdo litër naftë apo benzinë, shqiptarët paguajnë për akcizën, taksën e qarkullimit, atë të karbonit, dhe 20% TVSH mbi çmimin. Në 1 litër naftë akciza është 39.2 lekë, taksa e qarkullimit 27 lekë dhe karboni 3 lekë. Në fund, mbi çdo litër shtohet edhe TVSH-ja 20%, që sa më e shtrenjtë të jetë nafta/benzina, aq më shumë paguhet edhe Tatim mbi Vlerën e Shtuar.
{ resize = resize.join(','); { if (newFontSize = 10) { + 'px'); } return false; }); });
} { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(1.2);
}); { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(0.8);
});
}); Taksat mbi naftën sjellin qindra milionë euro çdo vit në arkën e shtetit, duke u kthyer ndër burimet kryesore të të ardhurave. Shifrat e siguruara nga Report Tv tregojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar nga akciza e taksa e qarkullimit janë mbledhur në total 700 milionë euro. Akciza që ka ndikimin më të madh në çmimin që paguajmë për çdo litër naftë, i ka sjellë buxhetit të shtetit 2.6 miliardë euro në 6 vite. *** Taksat kanë një peshë të rëndësishme në strukturën e çmimit të naftës. Prej një muaji, ekspertë, politikanë, shoqata e fermerë i kërkojnë qeverisë të ulë taksat, që të mbrojnë qytetarët nga çmimet e larta të karburanteve, të cilat kërcyen lart, menjëherë pas shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. LEXO EDHE:Bordi ul me 10 lekë çmimin e naftës, nga sot do shitet me 210 lekë/litri! Benzina zbret në 173 lekë/litri viewportOffset = viewport - imgHeight; // distance = distance + 140; { // distance2 = distance2 + 140; }); Ndërhyrja që nuk ndodhi në vitin 2022, kur nisi lufta në Ukrainë, u realizua këtë vit. Akciza ulet me 20%, kur çmimi i naftës kalon 220 lekë litri dhe kur benzina shtrenjtohet mbi 200 lekë për litër. Por pse shteti qëndron dorështrënguar tek taksat? “Na hiqni akcizën derisa të mbarojë lufta”, kërkuan fermerë e blegtorë në protestën e 7 prillit para Ministrisë së Bujqësisë. Në fakt, akciza mund të quhet “taksa e artë” për buxhetin e shtetit pasi është një nga furnizueset kryesore të arkës. Në çdo litër naftë apo benzinë, akciza është 39.2 lekë. Shifrat zyrtare të siguruara nga Report TV pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se prej vitit 2020, nga akciza e karburanteve janë arkëtuar 252.1 miliardë lekë ose afro 2.6 miliardë euro. Ndërsa vetëm vjet prej akcizës së karburanteve u mblodhën 43.6 miliardë ose 454 milionë euro. Sipas të dhënave, vetëm nga akciza e naftës (që është produkti edhe më i përdorur sesa benzina, gazi) prej 2020-ës janë mbledhur 100.5 miliardë lekë ose më shumë se 1 miliardë euro, ndërsa rekordi u regjistrua vjet prej 219 milionë euro. Të ardhurat nga akciza rriten edhe për shkak të importeve të shtuara të karburanteve. Vetëm gjatë vitit të kaluar vendi ka importuar 740 mijë tonë karburant me vlerë 667 milionë euro. Pas akcizës, simotra e saj në vlerë për çmimin e karburantit është taksa e qarkullimit, e dyta për ndikimin më të madh në shtrenjtim. Në vlerë fikse është 27 lekë në litër. Buxheti i shtetit ka arkëtuar 119.9 miliardë lekë ose 1.2 miliardë euro prej vitit 2020, vetëm nga taksa e qarkullimit që paguhet nga çdo drejtues makine sa herë që ble karburant. Gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të drejtorisë së Tatimeve janë mbledhur nga kjo taksë 24.1 miliardë lekë (251 mln euro) ose rreth 13.42% më shumë se në 2024-ën. Kjo taksë ‘nuk preket’ është shprehur qeveria pasi, nëse do të hiqet nga nafta do të shkohet tek taksat e makinës, dhe do u kushtojë më shumë qytetarëve. Veç këtyre, është edhe 3 lekë për litër taksa e karbonit, nga e cila vjet u mblodhën 2.9 miliardë lekë ose 31 milionë euro. Dhe në fund, mbi çdo litër shtohet edhe TVSH-ja 20%, që sa më e shtrenjtë të jetë nafta/benzina, aq më shumë paguhet edhe Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në çmimin e naftës 220 lekë që Bordi i Transparencës caktoi më 8 prill, TVSH është 44 lekë për litër. Aktualisht vendi ka hyrë në regjimin e Bordit të Transparencës, i cili cakton çmimet për tregtimin e naftës dhe benzinës me shumicë dhe pakicë, për shkak të shtrenjtimit të lartë të tyre. G.M./A.M/Shqiptarja.com TAG: akciza çmimi i naftes nafte TVSH taksa e karbonit taksa e karburantit taksa e qarkullimit bordi i transparences Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Komente Titi: 09/04/2026 16:57 Shteti me hajdut në rruzullin tokësor . Shtetie anti shqiptar turp Përgjigju Partia: 09/04/2026 20:25 Kishim taksen fikse ne rroga 10% po nuk e donin shqipet, progresive donin se keshtu thote partia { { str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += '{'; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += 'if(emri.length >= 3 && komenti.length >=2){'; str += 'add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id);'; str += ''; str += '}else{'; str += '.find(".reply_emri").css("border","1px solid #f00");'; str += '.find(".reply_komenti").css("border","1px solid #f00");'; str += '}'; str += '});'; str += ''; .after(str);
}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }
}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }
}); { }); { }); }); , else { } setTimeout(function() { }, 5000); }
}); } Sondazhi i ditës:
8 Prill, 10:55
Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë? Po 33.6% Jo 58.2% Nuk e di 8.2% Vota total: 1638 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55 Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë? Po Jo Nuk e di ul li {
margin-bottom: 10px;
position: inherit; } Lajme të tjera Regjia kineze, heshtja e arabëve, çfarë fshihet pas armëpushimit SHBA-Iran dhe cilët janë hapat e mëtejshëm Giuseppe Sarcina 9 Prill, 12:04 Marina iraniane kërcënon anijet në Gjirin Persik: Ata që kalojnë pa leje në Hormuz do të shkatërrohen 8 Prill, 19:22 Rritja e çmimit të naftës, Shehi në Report TV: Këtë hall duhet ta mbajë qeveria dhe jo populli 8 Prill, 18:46 Çmimi i naftës, Lapaj nga Mallakastra: Derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta 8 Prill, 18:43 Armëpushimi SHBA–Iran ul çmimet e naftës, Vengu: Të garantojmë që askush të mos përfitojë nga kriza 8 Prill, 15:57 Braçe për çmimin e naftës: Duhet të nxisim kursimin, puna nga shtëpia do ishte një zgjidhje 8 Prill, 15:41 Bordi vendos çmimet e reja, nafta ulet me 4 lekë, do shitet me 220 lekë/litri! Nuk ndryshon benzina 8 Prill, 13:57 BE paralajmëron krizë energjie: Konflikti me Iranin do zgjasë, goditet nafta dhe gazi 8 Prill, 13:39 Lufta rrit inflacionin në 2.6%, nafta arriti çmimin më të lartë prej 2022-shit me +9.5%! Ushqimet të shtrenjta në treg por jo në ‘raporte’ Eliza Gjediku 8 Prill, 13:08 Çmimi i naftës, PD-Peleshit: Ta kalojmë me urgjencë propozimin tonë, ulni taksën e qarkullimit 8 Prill, 12:47 Nafta 224 lekë/litri, Konfindustria: Rrezik për recesion ekonomik, rishikoni politikën fiskale të karburanteve 7 Prill, 10:25 Kriza e naftës rrit me 100 lekë biletën Tiranë-Korçë, qytetarët: E papërballueshme Armand Braho 6 Prill, 15:26 /* Apply other styles to .list-item as needed */
