Lajme Zone
Alarmet për bomba përhapen në Europë, dy avionë që fluturonin drejt Romës devijojnë itinerarin pas kërcënimeve të rreme
BotëTop Channel

Alarmet për bomba përhapen në Europë, dy avionë që fluturonin drejt Romës devijojnë itinerarin pas kërcënimeve të rreme

Dy avionë pasagjerësh janë bërë objekt i kërcënimeve për bombë të premten, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë dhe të ndryshojnë itinerarin e fluturimeve në Portugali dhe Itali.

Dy avionë pasagjerësh janë bërë objekt i kërcënimeve për bombë të premten, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë dhe të ndryshojnë itinerarin e fluturimeve në Portugali dhe Itali. Të dyja alarmet rezultuan të rreme, ndërsa avionët u ulën në siguri.

Rasti i parë u regjistrua në Lisbonë, ku një avion që do të fluturonte drejt Romës u bë objekt i një kërcënimi për bombë. Policia portugeze konfirmoi se alarmi ishte fals.

Ndërkohë, një tjetër fluturim që ishte nisur nga Praga në drejtim të Romës u detyrua të devijonte drejt Venecias pas një kërcënimi të ngjashëm.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, avioni ndryshoi drejtim në afërsi të Ferrarës dhe u ul pa probleme në aeroportin e Venecias.

Incidentet vijnë në një javë kur dhjetëra fluturime komerciale në Europë janë përballur me kërcënime të rreme për vendosjen e bombave. Alarmet kanë detyruar autoritetet të ndryshojnë itineraret e disa avionëve, ndërsa në raste të tjera mjetet ajrore civile janë shoqëruar nga avionë luftarakë. Top Channel