U nisën për në Moskë, por pas disa orësh fluturimi përfunduan sërish në Beograd. Nga e majta: Aleksandar Vulin, Dušan Bajatović, drejtori i përgjithshëm i Srbijagas, dhe Nenad Popović, ministër pa portofol i Serbisë. Avioni i Air Serbia, me të cilin udhëtonin tre politikanët prorusë, u kthye nga hapësira ajrore e Lituanisë për shkak të dyshimeve për parregullsi në kontrollin e sigurisë së njërit prej pasagjerëve. Dyshimet lidheshin me Vulinin. Fotomontazh: BALK. / Tre figura të njohura të politikës serbe, të afërta me Moskën, u nisën drejt kryeqytetit rus, por udhëtimi i tyre përfi papritur mbi Lituani. Avioni i Air Serbia u kthye në Beograd pas dyshimeve për parregullsi në kontrollin e sigurisë së njërit prej pasagjerëve. Ndërsa Aleksandar Vulin dhe Dushan Bajatoviç pretendojnë se nuk e kuptuan as kthesën e avionit, arsyet e udhëtimit dhe destinacioni politik i këtij takimi mbeten pjesërisht të paqarta… Tre figura të njohura pro-ruse të politikës serbe ishin nisur drejt Moskës, por fluturimi i planifikuar i kompanisë Air Serbia u detyrua të kthehej në Beograd pasi kishte kaluar disa orë në ajër. Aleksandar Vulin, Nenad Popoviç dhe Dushan Bajatoviç nuk arritën kështu në destinacionin e tyre, ndërsa incidenti ngriti pikëpyetje mbi arsyet e ndërprerjes së udhëtimit dhe qëllimin e vizitës në Rusi.
Avioni i Air Serbia, me numër fluturimi JU134, u ngrit nga Beogradi më 3 nëntor, në orën 18:48. Pasi fluturoi drejt Moskës, ai ndryshoi kurs mbi territorin e Lituanisë dhe u kthye në kryeqytetin serb rreth orës 22:00.
Në bord ndodheshin Aleksandar Vulin, kryetar i Lëvizjes së Socialistëve, Nenad Popoviç, ministër pa portofol në qeverinë serbe, si dhe Dushan Bajatoviç, drejtor i kompanisë shtetërore të gazit Srbijagas.
Sipas një deklarate zyrtare të Air Serbia, autoritetet e sigurisë së aeroportit kishin marrë informacion që kërkonte kontrolle të mëtejshme për njërin prej pasagjerëve. Për këtë arsye, avioni u ridrejtua dhe u kthye në Beograd.
Vulin në gjumë, policia në gatishmëri
Sipas portalit Nova.rs, dyshimet lidhen me Aleksandar Vulin, i cili sipas raportimeve, mund të ketë hipur në avion pa iu nënshtruar procedurave të zakonshme të kontrollit të sigurisë. Megjithatë, autoritetet nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë version.
Vetë Vulin dha një tjetër shpjegim për ngjarjen. Në një prononcim për televizionin proqeveritar Informer, ai tha se po flinte i qetë kur e zgjuan dhe i njoftuan se avioni ishte kthyer në Beograd.
Pas uljes, ai pa në aeroport policë dhe forca speciale.
Sipas rrëfimit të tij, u bëri me shaka pyetjen nëse kishin ardhur për ta arrestuar, por policët qeshën dhe iu përgjigjën se nuk kishin ardhur për të. Vulin këmbënguli se i kishte kaluar të gjitha kontrollet, se nuk i ishte gjetur asgjë e paligjshme dhe se e konsideronte incidentin një përballje politike.
Ai mohoi gjithashtu raportimet se në aeroport po e priste një prokuror, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Bajatoviç zbulon arsyen e udhëtimit
Edhe Dushan Bajatoviç reagoi përmes televizionit N1, ku shpjegoi se as ai nuk e kishte kuptuar ndryshimin e itinerarit. Sipas tij, pasi përshëndeti pasagjerët e tjerë, e kishte zënë gjumi dhe vetëm pas uljes në Beograd mori vesh se çfarë kishte ndodhur.
Ai tregoi se rreth 150 pasagjerë, shumica shtetas rusë, ishin drejtuar drejt një pike të veçantë kontrolli, ku iu kontrolluan sërish personat dhe bagazhet. Kjo dëshmi përputhet me deklaratën e mëparshme të Vulin, i cili kishte pohuar se avioni ishte plot me shtetas rusë.
Të dy politikanët deklaruan se incidenti nuk ua kishte ndryshuar planet për të udhëtuar drejt Moskës. Bajatoviç tha se nuk mund të konfirmonte nëse Vulin kishte hipur në avion pa kaluar kontrollet e sigurisë. Ai shtoi se nuk e dinte saktësisht as arsyen e udhëtimit të Vulin dhe Popoviçit.
Megjithatë, për vizitën e tij dha një shpjegim të hollësishëm. Sipas tij, me afrimin e dimrit, ai synonte të negocionte me partnerët rusë për sigurimin e sasive shtesë të gazit, fleksibilitetin e transportit dhe kushtet e pagesës.
Bajatoviç zbuloi gjithashtu se falimentimi i Alta Bank kishte ndërprerë disa kanale financiare, veçanërisht ato që lidhen me pagesat nga partnerët rusë drejt Serbisë. Kjo situatë sipas tij, kishte filluar të ndikonte edhe në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, kompania Srbijagas i kryen kryesisht pagesat ndaj furnizuesve rusë përmes bankave korrespondente perëndimore. Për rrjedhojë, problemet e shkaktuara nga falimentimi i Alta Bankës, mund të kenë pasoja edhe në marrëdhëniet energjetike serbo-ruse.
Prania e Nenad Popoviçit në këtë udhëtim nuk është veçanërisht befasuese. Kreu i Partisë Popullore Serbe është ministër pa portofol i qeverisë në largim, me përgjegjësi për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe çështje të tjera të bashkëpunimit institucional.
Ai njihet prej kohësh si një nga mbështetësit më të qëndrueshëm të Rusisë në politikën serbe.
Kush po arratiset drejt Moskës?
Edhe para nisjes së avionit, kryetari i Partisë Demokratike, Srgjan Milivojeviç, kishte shkruar në rrjetin social X, duke pyetur se kush do të arratisej drejt Moskës me fluturimin e mbrëmjes.
Vulin e hodhi poshtë kategorikisht këtë interpretim.
Sipas tij, nuk bëhej fjalë për arratisje, por për një udhëtim zyrtar. Ai pretendoi se një nga qëllimet e vizitës ishte lobimi për zgjatjen e marrëveshjes serbo-ruse të gazit, një pretendim që nuk është konfirmuar nga palët e tjera.
Politikani e interpretoi ndërhyrjen e sigurisë si një formë presioni për ta detyruar Serbinë të përafrohet me qëndrimet e qeverisë së re, duke përsëritur se do të mbetet aleat i Rusisë për sa kohë të jetë gjallë./Pamfleti nga “Balkan Magazine”a po arratisen njerëzit e vuçiç drejt moskës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Vijojnë alarmet për bomba në Europë, kërcënime ndaj avionëve dhe redaksive të mediave 6 Nëntor 2026, 11:5611:56Rajoni dhe Bota Ushtria e hakerëve të Kim Jong-un: Rekrutohen që nga mosha 11 vjeç, jetojnë nën presion dhe shpërblehen me apartamente 6 Nëntor 2026, 11:4611:46Rajoni dhe Bota Si funksionon vetoja në SHBA, mjeti më i fuqishëm presidencial? 6 Nëntor 2026, 11:4111:41Rajoni dhe Bota Zbardhet rrjeti shqiptar i prostitucionit në zemër të Parisit, 37-vjeçarja 'koka' e grupit 6 Nëntor 2026, 11:2211:22Rajoni dhe Bota Si u vodhën 6.3 miliardë dollarë nga Binance me vetëm 15 dollarë transaksion? Dobësia e sigurisë që shfrytëzuan hakerët 6 Nëntor 2026, 11:1811:18Rajoni dhe Bota Meloni përplaset me Brukselin për negociatat me Rusinë: Evropa duhet të flasë me një zë të vetëm 6 Nëntor 2026, 10:5110:51Rajoni dhe Bota

