Lajme Zone
Alarm për eksploziv pranë bazës ajrore ushtarake që SHBA përdor në Britaninë e Madhe, 5 të arrestuar! Trump: Do të shaktonin dëme të mëdha
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Alarm për eksploziv pranë bazës ajrore ushtarake që SHBA përdor në Britaninë e Madhe, 5 të arrestuar! Trump: Do të shaktonin dëme të mëdha

Pesë persona janë arrestuar pranë një baze ushtarake britanike që përdoret nga forcat ajrore amerikane, nën akuzën për shkelje të ligjit për eksplozivët. Disa banesa janë evakuuar, ushtria po kontrollon automjete në zonë, ndërsa çështjen e ka marrë në dorë antiterrorizmi. Ngjarja është regjistruar të dielën në zonën e Whelford, pranë bazës ajrore të Fairford. Autoritetet britanike e kanë shpallur

Pesë persona janë arrestuar pranë një baze ushtarake britanike që përdoret nga forcat ajrore amerikane, nën akuzën për shkelje të ligjit për eksplozivët. Disa banesa janë evakuuar, ushtria po kontrollon automjete në zonë, ndërsa çështjen e ka marrë në dorë antiterrorizmi. Ngjarja është regjistruar të dielën në zonën e Whelford, pranë bazës ajrore të Fairford. Autoritetet britanike e kanë shpallur atë një “incident të rëndë”. Policia bëri të ditur se një ekip i specializuar i ushtrisë për çaktivizimin e eksplozivëve po kontrollon disa automjete. Hetimet po drejtohen nga antiterrorizmi. Sipas BBC-së, deri tani përjashtohet përfshirja e shërbimeve të inteligjencës. LEXO edhe...Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Presidenti amerikan Donald Trump tha për gazetarët se të arrestuarit do të kishin shkaktuar 'dëme të mëdha'. "Ne i kemi ndjekur ata për një kohë të gjatë dhe më në fund i kapëm. Ata donin t'i shkaktonin dëme të mëdha fortesës sonë. Të punoja me Britaninë, ishte një punë e mrekullueshme", tha Trump. Baza ajrore e Fairford i përket Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë, por përdoret edhe nga ushtria amerikane. Qeveria britanike ka autorizuar Shtetet e Bashkuara ta përdorin bazën për sulme ndaj pozicioneve iraniane të raketave që po godasin anijet në Ngushticën e Hormuzit. Kryeministri britanik Andy Burnham po mbahet “vazhdimisht i informuar” për situatën. Forcat Ajrore amerikane njoftuan se njësitë e tyre në Britani janë në gatishmëri dhe se do të marrin masat e nevojshme për sigurinë e ushtarakëve, civilëve, personelit të kontraktuar dhe familjeve të tyre. Në korrik, Garda Revolucionare iraniane kishte paralajmëruar Britaninë që të mos lejonte bombarduesit amerikanë të ngriheshin nga baza e Fairford. Britania deklaroi atëherë se forcat e saj të armatosura ishin të gatshme të mbronin vendin nga çdo sulm. Ora 19:24 Po planifikonin sulme terroriste në bazën ajrore në Britaninë e Madhe, Trump: Do të kishin shkaktuar një dëm të madh Foto: Donald TrumpPresidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur arrestimin e pesë burrave në Britani, të dyshuar për përgatitjen e një akti terrorist pranë bazës ajrore RAF Fairford.Trump tha se personat e arrestuar po planifikonin të shkaktonin “dëm të madh” dhe vlerësoi bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe."Ne i kemi ndjekur ata për një kohë të gjatë dhe më në fund i kapëm. Ata donin t'i shkaktonin dëme të mëdha fortesës sonë. Të punoja me Britaninë, ishte një punë e mrekullueshme", tha Trump. Share U.D/Xh.K/ReportTv.al baze ajrore terrorizem Britani e Madhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.1% Jo 38.9% Disi 7% Vota total: 1654 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?