Lajme Zone
Alarm i kuq në Meksikë, uragani “Polo” pritet të prekë tokën të hënën mbrëma
BotëTop Channel

Alarm i kuq në Meksikë, uragani “Polo” pritet të prekë tokën të hënën mbrëma

Një uragan i fuqishëm po lëviz me shpejtësi drejt brigjeve të Meksikës, duke vënë në gatishmëri të lartë autoritetet atje.

Një uragan i fuqishëm po lëviz me shpejtësi drejt brigjeve të Meksikës, duke vënë në gatishmëri të lartë autoritetet atje. Stuhia e pagëzuar me emrin Polo, e cila arriti përkohësisht intensitetin maksimal shkatërrues të Kategorisë 5, parashikohet të shkaktojë dëme serioze që nga përmbytjet masive deri te rrëshqitjet e dheut. Sipas parashikimeve të fundit nga Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së, stuhia aktualisht ka prekur shtetet meksikane të Jalisco dhe Michoacan.

Polo pritet të bëjë një kthesë të fortë drejt verilindjes dhe më pas pritet të rrotullohet mbi shtetin e Baja California Sur.

Megjithëse autoritetet dhe Ambasada Amerikane në Meksikë presin që uragani të pësojë një dobësim gradual dhe të arrijë në tokë si një uragan i Kategorisë 1, rreziku i tij mbetet tejet i lartë për shkak të volumit të madh të reshjeve që mbart me vete.

Për të përballuar këtë krizë natyrore dhe për të menaxhuar evakuimet emergjente, qeveria meksikane ka dislokuar rreth 20,000 trupa ushtarake në zonat që ndodhen në qendër të stuhisë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave të ulëta dhe atyre pranë bregut që të ndjekin me përpiktëri udhëzimet e evakuimit për të shmangur tragjeditë në njerëz. Top Channel