Lajme Zone
Alarm për bombë në Gjykatën e Apelit dhe e-maile kërcënuese në institucione të tjera
Të tjeraJOQ Albania

Alarm për bombë në Gjykatën e Apelit dhe e-maile kërcënuese në institucione të tjera

Një alarm për bombë ka mbërritur sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, pas një email-i kërcënues të mbërritur në disa institucione të tjera shtetërore.

Një alarm për bombë ka mbërritur sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, pas një email-i kërcënues të mbërritur në disa institucione të tjera shtetërore.

Stafi i gjykatës është evakuuar, ndërsa godina është rrethuar nga forcat e sigurisë dhe forcat xheniere që po kryejnë kontrolle në ambientet e institucionit, të asistuara nga qen të specializuar për zbulimin e lëndëve eksplozive.

Ndërkohë një mesazh kërcënues ka mbërritur edhe në institucione të tjera, përfshirë Shkollën e Magjistraturës. Në email, dërguesi pretendon se ka vendosur një mjet shpërthyes dhe kërcënon me sulme ndaj shqiptarëve.

Policia e Shtetit ka nisur verifikimet për të përcaktuar nëse kërcënimet janë reale. Dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për alarme false, ndërsa kontrollet vijojnë.