Lajme Zone
Alarm për bombë dhe mesazhet kërcënuese, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Vijojnë hetimet
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Alarm për bombë dhe mesazhet kërcënuese, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Vijojnë hetimet

Një e-mail kërcënues është dërguar ditën e sotme në disa institucioneve në vend. Gjithashtu është ngritur edhe alarmi për bombë. Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me këto mesazhe kërcënuese.

Një e-mail kërcënues është dërguar ditën e sotme në disa institucioneve në vend. Gjithashtu është ngritur edhe alarmi për bombë. Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me këto mesazhe kërcënuese. Në njoftimin zyrtar ka sqaruar se pas verifikimeve nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Ndërsa theksohet se po punohet për të identifikuar për burimin e mesazhit. Policia e Shtetit Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre. Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb