Lajme Zone
'Alarm' para finales së Botërorit, anulohet stërvitja e fundit e Spanjës
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Alarm' para finales së Botërorit, anulohet stërvitja e fundit e Spanjës

Teksa La Roha bëhej gati për të dalë në fushë, në New Jersey ka patur një mot me shumë shi dhe vetëtima që ka sjellë anulimin e saj.

Stërvitja e fundit para finales së Botërorit për Spanjën nuk është zhvilluar. Teksa La Roha bëhej gati për të dalë në fushë, në New Jersey ka patur një mot me shumë shi dhe vetëtima që ka sjellë anulimin e saj. Protokolli i këtij shteti, si dhe i shumë të tjerëve në SHBA parashikon që aktiviteti duhet të ndërpritet për 30 minuta nga rrufeja e fundit. Moti i keq, që ka pushtuar këtë të shtunë New Jerseyn si përfundim ka sjellë anulimin përfundimtar të stërvitjes. Përfaqësuesja e drejtuar nga De la Fuente për pasojë e ka vijuar stërvitjen në palestër. Në konferencën për shtyp para finales, trajneri Luis de la Fuente kishte deklaruar se të gjithë futbollistët ishin në dispozicion, nëse nuk do të ndodhte diçka e papritur në stërvitjen e fundit. Edhe pse stërvitja u anulua, gjendja e lojtarëve mbetet e mirë. Lamine Yamal dhe Pedro Porro konsiderohen plotësisht të gatshëm, ndërsa, në mungesë të surprizave, pritet që Spanja të zbresë në fushë me të njëjtin formacion që mposhti Belgjikën në çerekfinale dhe Francën në gjysmëfinale. LEXO EDHE:VIDEO/ Fotoja me foshnjën Lamine Yamal, Messi: Një çmenduri, s'do lejoj që ai të fitojë Botërorin Nesër, të dielën në orën 21:00 do të luhet finalja kundër Argjentinës në stadiumin MetLife të New Jerseyr. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Argjentina Spanja Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës:

18 Korrik, 19:55

Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 54.1% Argjentina 40.5% Nuk kam mendim 5.4% Vota total: 37 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Korrik, 19:55 Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?