Vlora Hyseni / Pesë funksionarë të lartë të diplomacisë dhe inteligjencës kërkojnë verifikimin e bisedave, komunikimeve dhe raporteve sekrete që i dorëzuan ish-drejtoreshës së SHISH-it gjatë viteve 2024 dhe 2025... Mediat e “Kopshtit të Edenit” të kryeministrit Edi Rama po përpiqen ta paraqesin përfshirjen e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, në favor të personave të lidhur me grupet kriminale, si pakujdesi të shkaktuar nga marrëdhënia e saj me Ergys Agasin.
Zyrtarët dhe institucionet partnere të Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe vendeve të Bashkimit Europian po e shohin çështjen nga një kënd tjetër. Ata shqetësohen për sigurinë e bisedave konfidenciale që kanë zhvilluar me Hysenin dhe për fatin e raporteve tepër sekrete që i kanë dorëzuar asaj gjatë drejtimit të SHISH-it.
Sipas informacioneve të ardhura në “Pamfleti”, pesë funksionarë të lartë të diplomacisë dhe shërbimeve të inteligjencës së SHBA-së dhe NATO-s kanë zhvilluar takime të posaçme me Vlora Hysenin gjatë viteve 2024 dhe 2025.
Pas vendosjes së masës së sigurisë dhe shkarkimit të saj nga detyra, këta zyrtarë u kanë kërkuar institucioneve shqiptare të sigurisë dhe drejtësisë të gjurmojnë veprimet e Hysenit gjatë drejtimit të SHISH-it. Ata kërkojnë të verifikojnë nëse ish-drejtoresha ka nxjerrë të dhëna nga bisedat konfidenciale, komunikimet telefonike dhe elektronike, si dhe nga raportet që agjencitë partnere i kishin besuar.
Zyra e Koordinimit dhe Inteligjencës e NATO-s, sipas të njëjtave burime, kërkon që institucionet shqiptare të zbulojnë nëse Hyseni ka dekonspiruar të dhëna nga takimi konfidencial i 23 shtatorit 2025 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.
Kërkesa lidhet me dyshimet se, gjatë vitit pas atij takimi, kanë rrjedhur informacione tepër sekrete për operacionet e sigurisë në Shqipëri dhe në tri vende të rajonit, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.
Sipas informacionit të siguruar nga “Pamfleti”, palët i diskutuan dhe i shkëmbyen këto të dhëna vetëm gjatë takimit konfidencial. NATO i dorëzoi Hysenit edhe materiale të koduara elektronikisht dhe raporte të hollësishme të inteligjencës për riformatimin e veprimtarisë së SHISH-it.
Verifikime kanë kërkuar edhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, ODNI, Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA. Këto institucione kërkojnë të mësojnë nëse Hyseni ka nxjerrë informacione të marra gjatë takimeve të zhvilluara në Uashington nga 15 deri më 17 maj 2025.
Gjatë kësaj vizite, Hyseni u takua me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard. Ato shkëmbyen informacione dhe raporte për bashkëpunimin në fushën e inteligjencës dhe sigurisë. Hyseni zhvilloi gjithashtu një takim me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, për parandalimin e kërcënimeve të përbashkëta.
Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, sipas burimeve, kërkon verifikimin e informacioneve të shkëmbyera gjatë takimit të 29 gushtit 2024 mes Vlora Hysenit dhe të Ngarkuarës me Punë të SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn. Takimi kishte në qendër sigurinë rajonale dhe shkëmbimin e raporteve mes institucioneve partnere.
Masa e sigurisë dhe shkarkimi i Hysenit kanë ngritur alarmin te funksionarët e lartë amerikanë dhe të NATO-s, të cilët kanë ndarë me të informacione dhe raporte sekrete.
Dyshimet e tyre lidhen edhe me të dhënat e hetimit të SPAK-ut, sipas të cilave Hyseni dyshohet se ka ndihmuar një person të shpallur në kërkim për grup të strukturuar kriminal dhe i ka dhënë informacione sekrete nga veprimtaria e SHISH-it dhe nga bashkëpunimi me agjencitë partnere.
Hetimi duhet të përcaktojë nëse kjo marrëdhënie ka cenuar vetëm informacionet e brendshme të shtetit shqiptar apo ka ekspozuar edhe sekretet që aleatët i kishin besuar drejtueses së shërbimit shqiptar./Pamfleti shba vlora hyseni nato 2 Komente F Feti Dema 29 Shtator 2026, 15:42 "Nuk ka njeri të mirë përgjysëm". Ujkut ja vari mulçitë në qafë Edi Rama. Përgjigjjuni B Ben ford 29 Shtator 2026, 16:48 Ceshtjen e operates se shish eshte shume e thjeshte , ate e shkarkoi me Parë km Kurti me shores me firme e vule si agents Serbe. , me ta marre vesh Rama kete , e emeroi drejtoreshe te shish Dhqiptar qe sekretet e NATO s tja kalonte vellaut te tij Siamese Vucic , Putinit dhe gjithe armoire te MATO s . Rama km me I mire I Serbise pas Pashicit , ka shkruar gazetari Gjerman ne Frankfurter Sllgemeine Zeitumg komisioni I sigurise , merino duhet Te Corte e ko merret me lloqe , keto I ka thene Berisha ne parlamentin disa here Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë 4iG nën hetim në Budapest, ONE Albania në skanerin e Amerikës 29 Shtator 2026, 10:1310:13Dosja e zezë Telashet që i hapi vetes Edi Rama, duke futur MIT-in, shërbimin sekret turk në Shqipëri 28 Shtator 2026, 15:4515:45Dosja e zezë Si e hodhi Edi Rama “bombën tymuese” në Rinas për të fshehur falimentin e tij në Amerikë 28 Shtator 2026, 12:4612:46Dosja e zezë Prapaskenat drithëruese të operacionit të SPAK ndaj Vlora Hysenit 26 Shtator 2026, 14:1414:14Dosja e zezë SPAK hap dosjen Baks-Rrjolli/ Roli i “zonjës“ së territorit Adelina Greca, vëllezërit Efthimi dhe plani që urbanizoi tokat e resorteve 25 Shtator 2026, 14:0814:08Dosja e zezë “Ky është fillimi i luftës së egër ndaj teje”/ Gusht 2024, kur Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi vunë SHISH e Policinë kundër Pamfletit 24 Shtator 2026, 19:2519:25Dosja e zezë

