Lajme Zone
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Alarm në Peqin! Banorë dhe zjarrfikës në luftë me flakët, zjarri prek banesat, digjet një shtëpi


Situata në fshatin Galush dhe Gjevur të Njësisë Administrative Përparim të Peqinit është përkeqësuar ndjeshëm pas orës 22:00, ndërsa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi dhe flakët kanë prekur tashmë banesat në Galush .

Situata në fshatin Galush dhe Gjevur të Njësisë Administrative Përparim të Peqinit është përkeqësuar ndjeshëm pas orës 22:00, ndërsa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi dhe flakët kanë prekur tashmë banesat në Galush . Situata paraqitet alarmante, me banorët dhe strukturat e emergjencave përballë një zjarri që ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme. Nga flakët janë shkrumbuar mijëra rrënjë ulliri dhe arrorësh, masive të tëra me shkurre e bimësi, ndërsa raportohet edhe për djegien e rezervave ushqimore të familjeve. Bilanci është rënduar edhe më tej, pasi një banesë në Galush është përfshirë nga zjarri dhe është djegur. Gjatë mbrëmjes, përhapja e flakëve drejt zonave të banuara ka rritur ndjeshëm rrezikun për jetën dhe pronën e banorëve. Forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave. Zjarri, i cili prej orësh ka përfshirë zonën e Galushit dhe Gjevurit, ka shkaktuar dëme të mëdha në ullishte, pemëtari, shkurre dhe sipërfaqe të tjera bujqësore.Flakët kanë përshkuar të paktën 25 ha deri tani . © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb