Lajme Zone
Alarm në Gjirin Persik, Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit
BotëTop Channel

Alarm në Gjirin Persik, Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit

Alarmi u dha në orët e para të mëngjesit në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein, pas sulmeve iraniane me raketa dhe dronë që rritën ndjeshëm tensionet në rajon.

Alarmi u dha në orët e para të mëngjesit në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein, pas sulmeve iraniane me raketa dhe dronë që rritën ndjeshëm tensionet në rajon. Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të interceptuar raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani.

Ndërkohë, në kryeqytetin e Katarit u dëgjuan shpërthime, ndërsa një gazetar i AFP raportoi se në qiell ishin të dukshme raketat që po interceptoheshin nga sistemet e mbrojtjes ajrore. 🚨 URGENT WARNING Iranian Revolutionary Guard Corps (IRGC) Declares:To all neighboring countries: "The time for restraint is OVER!" ❤️‍🔥😱Iran will now target the infrastructure belonging to the American-Zionist enemy, the UAE, Saudi Arabia, Kuwait, Bahrain, Jordan, Qatar, and… pic.twitter.com/7n3aboSDkR

— Iranian Force (@MrImranPk) July 12, 2026 Autoritetet e Katarit u dërguan gjithashtu mesazhe emergjente në telefonat celularë të qytetarëve, duke u bërë thirrje të qëndronin brenda banesave deri në një njoftim të dytë.

Sirenat e alarmit u aktivizuan edhe në Bahrein, ku Ministria e Brendshme u kërkoi qytetarëve të ruanin qetësinë dhe të strehoheshin në vende të sigurta.

Sulmet vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa autoritetet e vendeve të Gjirit vijojnë të monitorojnë situatën dhe të marrin masa për mbrojtjen e popullsisë. Top Channel