Lajme Zone
Alarm në Athinë/ Pas shpërthimit të parë, gjendet një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona
BotëTop Channel

Alarm në Athinë/ Pas shpërthimit të parë, gjendet një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona

Pas shpërthimit të çantës së dyshimtë në zonën në Akademinë e Platonit në Athinë, e cila shpërtheu sapo policia e hapi dhe la të plagosur katër persona, një tjetër çantë e dyshimtë është gjetur në Pire.

Pas shpërthimit të çantës së dyshimtë në zonën në Akademinë e Platonit në Athinë, e cila shpërtheu sapo policia e hapi dhe la të plagosur katër persona, një tjetër çantë e dyshimtë është gjetur në Pire. Një ekip nga Departamenti i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM) mbërriti në vendngjarje për të kontrolluar valixhen e braktisur.

Zona u rrethua menjëherë, pasi forcat e sigurisë janë në gatishmëri të përgjithshme pas shpërthimit të mëparshëm me bombë në një pallat apartamentesh në Akademinë Platonos.

Siç njoftoi Policia Helenike, trafiku i automjeteve është pezulluar në kryqëzimin e rrugëve Iroon Polytechniou dhe Karaoli & Dimitriou. Trafiku u pezullua më pas edhe në Rrugën Tsmaadou nga niveli i Rrugës Notara deri në nivelin e Rrugës Karaiskou.

Policia e trafikut është vendosur në vendngjarje, duke i devijuar makinat që kalonin në rrugët ngjitur, duke shkaktuar trafik të rëndë. Top Channel