Lajme Zone
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën në mars të këtij viti pasi konsumoi fostoksinë. Fizi u arrestua më 30 shtator, pasi ishte shpallur në kërkim që prej muajit mars. Ai dyshohet nga autoritetet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe se veprimet e tij kanë ndikuar në ngjarjen që çoi në vetë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën në mars të këtij viti pasi konsumoi fostoksinë. Fizi u arrestua më 30 shtator, pasi ishte shpallur në kërkim që prej muajit mars. Ai dyshohet nga autoritetet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe se veprimet e tij kanë ndikuar në ngjarjen që çoi në vetëvrasjen e 25-vjeçares.

Xhuana Nikolli dhe Eraldo Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025, por martesa zgjati rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja u largua nga Lezha dhe u vendos në Tiranë, ku jetonte me motrat dhe më pas në një banesë me qira.

Më 9 mars 2026, një ditë përpara vdekjes së saj, Xhuana dyshohet se është takuar me ish-bashkëshortin. Familjarët kanë deklaruar se gjatë këtij takimi ajo është dhunuar. Sipas raportimeve të publikuara gjatë hetimit, në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm