Lajme Zone
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Eraldo Fizin, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së ish-bashkëshortes së tij, Xhuana Nikollaj.

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Eraldo Fizin, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së ish-bashkëshortes së tij, Xhuana Nikollaj.

Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje Fizi ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes, por vetëm në një rast dhe jo në mënyrë sistematike. Sipas dëshmisë së tij, episodi i dhunës ka ndodhur një ditë përpara se 25-vjeçarja të konsumonte fostoksinë.

Për masën e sigurisë, Fizi dhe avokati i tij mbrojtës nuk kanë kërkuar një masë tjetër, duke pranuar arrestimin me burg deri në përfundim të hetimeve. I arrestuari mësohet se ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur. Gjatë dëshmisë në polici, Fizi ka deklaruar se e kishte dashur Xhuana Nikollajn prej rreth shtatë vitesh. Sipas tij, çifti ishte ndarë, por kishte pasur tentativa për t’u ribashkuar. Konflikti mes tyre, sipas versionit të tij, kishte nisur për shkak të një situate xhelozie.

Eraldo Fizi ishte shpallur në kërkim prej më shumë se gjashtë muajsh, ndërsa të mërkurën u vetëdorëzua në Policinë e Lezhës, së bashku me avokatin e tij. Më pas ai u transferua drejt Tiranës, ku doli përpara gjykatës.

Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në vitin 2025, por martesa e tyre zgjati vetëm rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja jetonte me motrat e saj në Tiranë.

Më 9 mars, Xhuana Nikollaj kishte takuar ish-bashkëshortin e saj dhe, sipas të dhënave të hetimit, mes tyre kishte pasur një përleshje. Një ditë më pas, më 10 mars, 25-vjeçarja konsumoi fostoksinë dhe humbi jetën.

Gjatë hetimeve, në trupin e 25-vjeçares u konstatuan shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah. Në banesë u gjet gjithashtu një letër që ajo u kishte lënë familjarëve.

Pas ngjarjes, edhe familjarët e Xhuana Nikollajt deklaruan se e reja ishte dhunuar dhe përndjekur nga ish-bashkëshorti i saj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Gjykata e Tiranës