Arbër Abazi është marrë i pandehur për pastrim parash, në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Abazi dyshohet se ka financuar ndërtimin e vilës së Ballukut në Palasë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se gjatë ditës së sotme pritet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme 15 persona të tjerë, të cilët janë marrë të pandehur në kuadër të së njëjtës çështje. Sipas të dhënave, të pandehurve do t’u komunikohet përfundimi i hetimeve nga SPAK. Procesi do të vijojë edhe ditën e nesërme, kur pritet të paraqiten personat e tjerë të marrë të pandehur, për të cilët do të kryhen të njëjtat procedura. Arbër Abazi po hetohet veçmas për dyshimet që lidhen me financimin e ndërtimit të vilës së Belinda Ballukut në Palasë, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

